Reklame:

Bashkia Kolonje forcon urat me Eksportuesit e Bimeve Medicinale dhe Aromatike

Bashkia Kolonje e mbështetur nga RisiAlbania, një projekt i Agjencisë  Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim-SDC , ka ndërmarrë nismen për të promovuar Kolonjen si një destinacion për tërheqjen e investimeve në sektorin e Bimeve Medicinale dhe Aromatike(BMA). Investimet në këtë sektor  gjenerojnë të ardhura më të mira dhe mundesi punesimi apo vet-punësimi për të rinjtë. Në realizimin e hapave për nxitjen e investimeve, Bashkia Kolonjë është duke u asistuar nga Organizata Njerez dhe Ide.

Një ekip i  ngritur pranë Bashkisë Kolonje  së bashku me perfaqësues nga fermerët e zones, me mbështetjen e Keshillit Bashkiak kanë filluar takimet me eksportuesit kryesore në vend të Bimeve Medicinale dhe Aromatike të cilët janë të interesuar të investojnë në Kolonjë dhe bashkepunojnë me fermerët për kultivimin me kontratë të BMA.

Në daten 04 Shtator takimi filloi pranë kompanisë Mediterranean Export – Imports Albania (MEIA) në Malesine e Madhe e cila prodhon vajra esenciale dhe ka kontrata me rreth 500 fermere për kultivimin e BMA-ve. Kompania MEIA është një ndër kompanitë kryesore në rajon për eksportin e vajrave esencial në Shtetet e Bashkuara të Amerikes e më gjerë. Takimi me Z. Emiland Skora, drejtuesi i kompanisë MEIA ka qënë frytedhënës për të dyja palet. Nga njera anë perfaqësuesit nga Kolonja u njohën me mundesië që kanë fermerët për të lidhur kontrata për kultvimin e bimeve medicinale dhe aromatike. Nga ana tjeter kompania MEIA u njoh me potencialet që ka zona e Kolonjes për kultivmin organik te BMA-ve falë përbërjes së tokes, kushteve klimaterike dhe gjeografike të saj, mungeses së industriveë mund të ndotin mjedisin dhe mungesa e bujqësisë intensive.

Në vijim të takimit të parë, sot perfaqësuesit nga Kolonja zhvilluan takimin e rradhës pranë kompanise Biobes me qender në Lushnje. Kompania BioBes është një eksportues i cili po rrit ndjeshem eksportet në tregje me vlerë të lartë si Zvicer, Austri, France Gjermani etj   falë modelit të ri qe ka ngritur për rritjen e cilesise dhe garantimit të furnizimit të qëndrueshem me Bime Medicinale dhe Aromatike të certifikuara organike. BioBes synon te investoje sa më afër fermerëve dhe të rrise bashkëpunimin nëpërmjet kontratave për kultivimin e bimëve të certifikuara organike.

Administoratori i kompanisë Biobes Z. Besnik Koci  ju prezantoi perfaqësuesve nga zona e Kolonjes modelin e bashkëpunimit me fermerët për kultvimin e bimëve medicinale dhe aromatike.  Ai theksoi që Biobes bazohet në parimin e mbështetjes së fermave të vogla familjare në zonat rurale që kanë traditë në mbledhjen e bimëve aromatike dhe medicinale ne gjendje të egër, duke nxitur keto familje të nisin kultivmin me kontratë të bimeve medicinale dhe aromatike.

Z. Koçi u shpreh – “Kjo iniciative e Bashkise Kolonje për te ofruar incentiva për kultivimin e BMA-ve, partneriteti që ofron Bashkia Kolonje si një model i ri ne Shqiperi na inkurajon të jemi sa më afer fermereve duke  investuar  drejt nxitjes së  kultivmit më kontratë”.

Nenkryetarja e Bashkise Kolonje znj. Elona Mydini shprehu gadishmerine per perfshirjen ne kete projekt dhe kalimin nga nje grumbullim i Bimeve Medicinale dhe Aromatike, i pa organizuar ne nje forme te re duke e kthyer ne biznes. Resurset qe ka Bashkia Kolonje per shkak te klimes si dhe bashkepunimit me pushtetin vendor per siperfaqet e lira te tokes dhe infrastrukture ndihmese e bejne partner te besueshem dhe serioz.

Vizita vijoi prane Bashkise Tepelene me qëllim shkëmbimin e eksperiencave nga secila bashki për sektorin e BMA-ve. Bashkia Tepelenë u njoh për hapat që po ndermerr Bashkia Kolonje për nxitjen e kultivimeve. Nderkohë përfaqesuesi i Bashkisë Tepelene Z. Aleksander Toti i prezantoi viztiorve klasterin BMA-ve në zonën e Teplenes. Klasteri ëshë nje platforme komunikimi inovativ midis aktoreve lokal të BMA-ve ku bën pjesë dhe Bashkia Tepelene. Kjo platforme i mundeson Bashkisë Tepelenë të ndërrmarre vendime më të mirë informuara për nxitjen e këtij sektori.

Duke e formalizuar “Claster”-in priten edhe bashkepunime me te medha me pushtetin, shoqata apo donatore te tjere per te rritur dhe forcuar ekonomine e fermereve dhe familjeve te tyre te cilat meren dhe jetojne me kete biznes.
BioBes dhe Risi Albania jane duke forcuar dhe persosur eksperiencen e krijuar nga fermeret dhe grumbulluesit e Bashkise Tepelene duke shfrytezuar experiencen e gjetur dhe cilesine e produkteve origjinale te rritura ne natyre me teknologjine e tharjes dhe permiresim te maredhenieve ekonomike me banoret duke rritur interesin e tyre per bimet medicinale. Afrimi i te rinjve ne projekt dhe braktisja e Greqise prej tyre ne sezone pune jane shenja pozitive te nje bashkepunimi serioz.

Së shpejti Bashkia Kolonje do të prezantojë paketen e investimeve në sektorin e Bimeve Medicinale dhe Aromatike në Kolonjë pranë eksportuesve dhe investitoreve potencial dhe ka shprehur gatishmerinë për të asistuar cdo invesitor të interesuar.