Reklame:

Perimet: të freskëta apo të ziera?

Cila është mënyra më e mirë e përgatitjes së perimeve, në mënyrë që të mos i humbasin vlerat ushqyese? Nuk ka përgjigje të prerë për këtë pyetje, sepse zierja e disa ushqimeve rrit veçoritë e tyre ushqyese, ndërsa te disa ushqime ka efekt të kundërt.

Shpargu – është më mirë të konsumohet i zier. Shpargu ka shumë vlera ushqyese, por edhe veçori potencialisht kancerogjene. Prandaj ekspertët theksojnë se shpargu është mirë të zihet para se të konsumohet.

Panxhari i kuq – është më mirë të konsumohet i freskët. Gjatë zierjes panxhari humb 25 për qind të sasisë së përgjithshme të acidit folik. Acidi folik është i rëndësishëm për rritjen dhe zhvillimin e duhur, ndërsa mungesa e acidit folik në trup mund të rrisë rrezikun e shfaqjes së anemisë.

Brokoli – më mirë i freskët. Përpunimi termik i brokolit do të reduktojë veçoritë shëruese të mirozinazës, enzimës që ndihmon mëlçinë të pastrojë trupin nga toksina dhe veçoritë kancerogjene.

Kërpudhat – më mirë të ziera. Ngrohja e kërpudhave, pavarësisht nëse bëni salcë, skarë ose perime të ziera, liron kaliumin, i cili është i rëndësishëm në ndërtimin dhe ruajtjen e shëndetit të muskujve.

Qepa -më mirë e freskët. Gjatë zierjes qepa humb shumë veçori shëruese. E meta më e madhe e zierjes së qepës është reduktimi i sasisë së alicinës, fitonutrientit që përmirëson oreksin.

Speci i kuq -më mirë i freskët. Speci i kuq është i pasur me vitaminë C. Është më mirë i pagatuar, por mund ta zieni në temperaturën nën 180 gradë celsius për të ruajtur sasinë më të madhe të vitaminës C.

Spinaqi -më mirë i zier. Nëse do ta zieni spinaqin, do ta absorboni më lehtë kalciumin, hekurin dhe magnezin, transmeton “Koha.net”. Spinaqin mund ta hani edhe të freskët, por qelizat do t’i absorbojnë me vështirësi këto vlera ushqyese.

Domatet -më mirë të ziera. Nëse i hani domatet të ziera, trupi juaj do të absorbojë nivel më të lartë të likopenës, e cila ka veçori antioksidative dhe ul rrezikun e shfaqjes së kancerit.