Pajisjet cilësore na lejojnë të përfundojmë punën në pemishte në mënyrën më të shpejtë dhe më të efektshme. Pajisjet që i përdorim duhet të jenë të lehta me dizajn ergonomik dhe të bëra nga materiale cilësore me një ngjyrë të të theksuar kur pajisja bie mbi bar. Pajisja që përdorni duhet të dezinfektohet para krasitjes. Pajisjet duhet të jenë të mprehta sepse në të kundërt e dëmtojnë drurin dhe plaga që bëhet gjatë krasitjes është më e vështirë për t’u shëruar.
Në varësi nga çmimi në tregut, ofrohen një numër markash. Kohët e fundit, po përdoren gjithnjë edhe më shumë pajisje me bateri që e lehtësojnë shumë punën. Duhet të theksohet se nga numri i orëve të punës mund të shihet dhe cilësia e pajisjes. Gërshërët cilësore të krasitjes duhet të zgjasin deri në 2,000 orë pune për pemëtarët profesionistë. Vitet e fundit, veçanërisht në vreshtari, është pranuar gjerësisht përdorimi i gërshërëve elektrikë. Përfitimet e gërshërëve elektrike janë të shumta: efikasiteti i funksionimit të tehut, lodhja e ulët gjatë punës.
E vetmja mangësie e gërshërëve elektrike në krahasim me modelet manuale është çmimi. Nëse dëshironi të blini gërshërë elektrike profesionale që kushtojnë rreth 1.600 euro / copë, ato janë të vlefshme dhe janë fitimprurëse nëse posedoni një pemishte frutash mbi 5 ha, kurse krasitjen e kryeni vetë. Gërshërët elektrike kryesisht po e zënë vendin e gërshërëve pneumatikë, të cilat janë plotësisht të lënë pas dore në vendin tonë, kurse përdorimi i të cilave është më se i arsyetuar për mbjellje mbi 8 ha.
GËRSHËRËT MË TË MIRA ELEKTRIKE PËR VITIN 2020
GËRSHËRË ELEKTRONIKE FELCO 801 ELECTRIC PRUNER
-Gërshërë elektronike Felco 801 Electric Pruner
-Çmimi 1800 euro
-E dizajnuar, zhvilluar dhe prodhuar plotësisht në Zvicër, e reja ofron shpejtësi, lehtësi dhe ergonomi për një pajisje elektrike kopshtari.
– Kapaciteti i prerjes deri në 30 mm në diametër
– Regjimi i prerjes gjysmë e hapur e rrit shpejtësinë e prerjes kur prisni degët me një diametër të vogël. Bateria e parë siguron funksionimin gjatë gjithë ditës, bateria e dytë ruhet për rezervë.
-Cikli i prerjes është jashtëzakonisht i shpejtë, falë kombinimit të mekanikës së motorit të teknologjisë së lartë.
-Bateri ultra e lehtë litium që mbushet për 2 orë.
-Kutia e kontrollit përfshin një USB port me mundësi për pajisje për të karikim, siç janë telefonat celularë.
-Madhësia maksimale e degës për prerje: 30 mm
-Gama e prerjes: 1-30 mm
-Gjatësia e përfshirjes: 255 mm
-Pesha e copës me dorë: 745g
-Vetëm pesha e baterisë (92W): 800g
-Koha e karikimit: 2 orë
-Tensioni i baterisë: 37V
GËRSHËRË ELEKTRONIKE RYOBIBSH-120
-Çmimi: 95 dollarë
-Pesha: 100g
-Tensioni i baterisë DC3.6V
-Karikimi i baterisë 60 minuta / 0,1kg
-Shtesë: Teh, kapak për tehun, mbushës
-Madhësia maksimale e degës për prerje: 12 mm diametër (mund të ndryshohet në varësi nga gjendja e tehut dhe llojit të pemës).
GËRSHËRË ELEKTRONIKE FUJIWARA 7.2V
-Çmimi 142,80 dollarë
-Lloji i gërshërëve: një palë
-Pesha neto: rreth 0,7 kg
-Gjatësia: rreth 31 cm
-Kapaciteti i baterisë: 1300 mAh
SHARË ME BATERI ALIGATOR BLACK + DECKERLLP120B
-Çmimi 144,88 dollarë
-Karakteristikat + përfitimet
-Një bateri litiumi 20 volt që siguron të paktën 150 krasitje të degëve deri në
40 mm pas një karikimi të vetëm të baterisë.
-Ndërprerës i dyfishtë për të parandaluar fillimin aksidental.
-Nofulla të patentuara për prerje.
-Zinxhiri lejon prerje të shpejtë dhe të lehtë të degëve të trasha deri në 100 mm.
-Punoni me të dy duart njëherazi.
GËRSHËRË ELEKTRONIKE MAKITADUP361Z
-Çmimi 1400
-Kapaciteti maksimal i prerjes 33 mm
-Kapaciteti maksimal i hapjes së tehut 54 mm
-Lloji i baterisë: litium-jonik
-Tensioni 36 (2x18V)
-Pesha ento 3,3 kg
GËRSHËRË ELEKTRONIKE STIHLASA 85
-Çmimi 2400 dollarë
-Gërshërë të fuqishme elektrike që prerje të degëve deri në 45 mm të trasha.
-Ideale për pemëtarë profesionalë
-Kuti e fortë alumini.
-Formë ergonomike e dorezës.
-Hapje që rregullohet në mënyrë elektronike për katër faza të tehut.
-Pesha 960 gram.
-Bateri litiumi prej 36 voltësh