Reklame:

Kalendari i Bujkut per muajin Tetor

Per te gjithe fermeret dhe te interesuarit  me poshte po japim punet kryesore që duhet te behen dhe duhen pase parasysh nga ana e bujkut si edhe masat që duhet të merren për mbrojten e kulturave bujqësore nga semundjet dhe demtuesit per muajn TETOR 2020

PËR BIMEN E GRURIT

Kryesisht gruri është kulturë e klimës kontinentale, temperaturat më të favorshme për mbirje të farës janë 14-20 grade C, ku mbin për 5-7 ditë. në temperaturë 7-8 Grade C mbin për 17-20 ditë, ndërsa në temperatura më të ulëta mugullon dhe mbin edhe më ngadalë. uji/ujitja luan një rol të rëndësishëm ku gjatë vegjetacionit kërkohen 500-700 mm të reshjeve të cilat duhet të jenë të shpërndara në mënyrë të drejt.

Megjithatë, vlen të theksohet fakti se kultura e grurit është e ndjeshme në mungesë të lagështisë sidomos në fazën e kallëzimit dhe në kohën e formimit dhe mbushjes së kokrrës. Shumë negativisht do të ndikoj në zhvillim dhe frytë-dhënie nëse moti i thatë do te përcillet me temperatura të larta.

Ne parcelat qe jane planifikuar per mbjelljen e grurit duhet te filloje pregatitja e tokes qe ne ditet e para te muajit. duhet te bejme çmos qe te mos mbjellim Grure mbas Grurit, blerja e fares eshte nje pune qe duhet te kete perparsi pasi çfar te mbjellim do te korrim. Per faren duhet te kemi parasyshe qe te kontrollojme parametrat kryesore si :
• Pastertia varietore
• Fuqia mbirse
• Energjia mbirse
• Pastertia ndaj semundjeve.
• Fara e duhet te dizefektohet , dmth te mos mbjellim fare te pa dizefektuar.

Tokat më të përshtatshme për kultivimin e grurit janë tokat e pjellore dhe të thella me reaksion të lehtë acidik si dhe me lagështi relative. Qarkullimi bimor po ashtu luan një rol të rëndësishëm në arritjen e rendimenteve të larta. Pandaj në këtë drejtim fermerët duhet të marrin shumë seriozisht qarkullimin bimor të kulturave të ndryshme sepse grurit aspak nuk do t’i përshtatet prodhimtaria në monokulturë, e gjithë kjo vije si rezultat i kërkesave pothuajse të njëjta për ushqim dhe po ashtu rreziku i rritjes dhe zhvillimit të sëmundjeve mund të jetë permanent.

PËR BIMEN E DOMATES NE SERA DHE NE FUSHE
Ne mbjelljet e dyta te domates ne sera problem eshte vrugu dhe alternaria . Lageshti ajrore do te rritet , diferenca e temperatuirave ne mes dites dhe nates eshte e madhe keshtu qe krijohen kushte te favorshme per semundjet e vrugut dhe te alternaries.
Disa lënde aktive për luftimin vrugut dhe alternaries.
Produkte me baze bakri

PËR BIMEN E ULLIRIT
Ne kete muaj krijohen kushte te pershtatsheme per zhvillimin e mizes se ullirit si pasoje e freskise dhe reshjeve , prandaj duhet te marrim masa per trajtimet kimike.
Disa lënde aktive për luftimin e mizes se ullirit.
Chlorpyrifos + Cypermethrin, Chlorpyrifos. Deltamethrin etj.
Preparat Biologjik si |:SPINOSAD

PËR BIMET E AGRUMEVE
Në bimet e agrumeve demtuesit kryesorë gjatë këtij muaji janë :
Tenja minuese ,e cila ne krahasim me muajt e tjere ka nje zhvillim me te madhe. Duhet te bejme se paku 2 trajtime mbrenda muajit te cilat jane te domosdoshme.
Disa lënde aktive për luftimin e Afideve, krahebardhave dhe tenjës minuese
Acetamiprid, Imidacloprid, Thiamethoxan, Lambda-Cyhalothrin, Deltametrin, spinosad, cypermethrin.

Konceptoi :
Drejtori i zyres se Bujqësise Agr . Jak PACANI
Agr . Aldo GAME
Agr . Ardjana VASIJA