Reklame:

Analizat fitosanitare dhe pritjet ne doganat me Maqedonine e Veriut, marin fund

Shqiperia dhe Maqedonia e Veriut nenshkruajne mareveshjen e bashkëpunimit mes dy vendeve, për certifikatat fitosanitare të produkteve bujqësore.

Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi dhe homologu i tij maqedonas Arjanit Hoxha nënshkruan sot në Tiranë marrëveshjen e bashkëpunimit, duke hedhur një hap të ri në lehtësimin e shkëmbimeve tregtare të produkteve bujqësore mes dy vendeve.
Produktet bujqësore shqiptare eksportohen në vendet e BE-së pa patur nevojë për teste shtesë analizash. Kjo praktikë e mirë tashme do te ndiqet edhe me Maqedoninë e Veriut, duke i dhene fund shqetesimeve te agrobiznesit.
Përmes kësaj marrëveshje, përshpejtohen dhe lehtësohenn procedurat e njohjes së dokumentacionit të lëshuar nga palët nëpërmjet njohjes së certifikatave fitosanitare për shkëmbimet tregtare të produkteve bujqësore.
Rezultatet e testeve te laboratoreve do te njihen, jo vetëm nga ata të akredituar, por edhe të autorizuar, duke bërë të mundur kalimin e ngarkesave në Pikat e Inspektimit Kufitar, pa vonesa dhe pa marrje mostrash shtesë.
Këto lehtësi reduktojnë dokumentacionin dhe kohën e pritjes në kufi të kamionëve/ ngarkesave që rrjedhimisht do të thotë më pak kosto për biznesin, më shumë rritje e volumit të shkëmbimeve tregtare mes dy vendeve.