Ministria e Bujqësisë ka ndaluar importin e kafshëve të gjalla nga disa shtete si masë mbrojtëse ndaj sëmundjes së gjuhës blu.
Urdhëri parashikon ndalimin e importit dhe tranzitimit të kafshëve të gjalla të llojit ruminantë për shtetet e mëposhtme:
-Shteti i Belgjikës, përkatësisht provinca Neufchâteau, Luxembourg; Oostkamp, West-Vlaanderen; Meix-devant-Virton, Luxembourg.
-Nga shteti i Bullgarisë, përkatësisht provinca Sliven dhe Lovec.
-Nga shteti i Kroacisë, përkatësisht qarku Istarska, Bashkia Buzet, fshati Sveti Martin; qarku Istarska, Bashkia Buzet, fshati Seljaci; qarku Istarska, Bashkia Labin, fshati Bartici
-Nga shteti i Gjermanisë përkatësisht provinca Rheinland-Pfalz, rrethi Trier-Saarburg, Bashkia Farschweiler; provinca Saarland, rrethi Merzig-Wadern, Bashkia Losheim am See.
-Nga shteti i Luksemburgut, përkatësisht kantoni Redange, fshati Colpach.
-Nga shteti i Zvicrës, përkatësisht kantoni i Bern, rrethi Bern-Mittelland, Bashkia Oberbalm; kantoni Luzern, rrethi Willisau, Bashkia Dagmersellen.
-Nga shteti i Rumanisë, përkatësisht qarku Vilcea, zona e Turcesti.-Nga shteti i Greqisë, përkatësisht provincat: Dytiki Makedonia; Kentriki Macedonia; Samos-4, Voreio Aigaio; Samos-5, Voreio Aigaio; Lesvos-1, Voreio Aigaio; Lesvos-2, Voreio Aigaio; Lesvos-3, Voreio Aigaio; Anatoliki Makedonia Kai Thraki; Thessalia; Sterea Ellada; Dytiki Ellada; Dytiki Makedonia; Peloponnisos dhe Ipeiros.
-I gjithë territori i shtetit të Maqedonisë së Veriut.
Urdhëri parashikon se çertifikata veterinare duhet të garantojë origjinën e ngarkesës së ardhur dhe se Autoriteti Kombëtar i Ushqimit duhet të informojë rregullisht Drejtorinë e Derregullimit, Lejeve, Licencave dhe Monitorimit për çdo ngarkesë të kafshëve të gjalla të llojit ruminantë që vijnë nga vendet e mësipërme.