Ashtu si çdo muaj ne Agronews publikohet kalendari i bujkut per te gjithe fermeret i cili i jep nje orientim te pergjithshem per punet dhe kujdesi qe duhet patur ne bujqesi.
Me poshte po japim punet kryesore që duhet të behen dhe kujdesi qe duhet nga ana e bujkut si edhe masat që duhet të merren për kultivimin dhe mbrojten e kulturave bujqësore nga semundjet dhe demtuesit per muajn DHJETOR 2020.
PUNIMET NË ARA
PËR BIMEN E GRURIT.
Bima e grurit eshte ne mbirje ose ka mbire sipas kohes se mbjelljes. Masat qe duhet te merren eshte vetem kullimi i parceles, ne ngastrat e pa kulluara mire shihen bime te zverdhura. Largimi i tepert i ujit ndryshon ngjyren e bimve dhe permirson zhvillimin e bimes.
PËR BIMEN E DOMATES NE SERA.
Ne shtreter vazhdon perkujdesja e bimeve te reja , pastrimi i mbeturinave bimeve te vitit qe kaloj,pastrimi dhe shkulja e bimve te egra rreth seres dhe ne sere te ketyre bimeve qe jane nje strehe e mire e krahebardhes dhe mizes minuese, kete vit temperaturat kane qene te ngrohta dhe kushte te favorshme .
PËR BIMEN E ULLIRIT
Ne parcelat e ullirit te cilet ka perfunduar vjelja , duhet te filloje krasitja . krasitja duhet te behet pasi ne zonen tone ullinjet kane nje zhvillim te madh te mases vegjetative dhe me ngricat e para kur jane te shoqeruara me reshje shiu ose debore do te demtohen shume duke u thyer edhe nga era.
Ne krasitje te forta duhet te behet izolimi i pjeses pasi eshte pjese qe ka shance te medha te pesoj infektim apo demtim nga kushtet e ndryshme, dhe prerja e degeve te behet ne menyre terthore jo te drejt.
Te behet lyerja e trungut me gelqere. Lyerja e trungut me gelqere eshte mire te behet per te gjitha pemet. Pasi lyerja perveçse ndihmon ne dizifiktimin e shume demtuesve qe dimerojn ne trungjet e bimve ,por edhe e mbrojne bimen nga temperaturat me 1-2 grade. Pergaditja e sulucionit per lyerjen e trungjev e te gjitha llojeve te pemve.
PERGADITJA E SOLUCIONIT PER LYERJEN E TRUNGJEVE TE PEMEVE
Shumë njerëz mendojnë se lyerja e trungut të pemëve me gëlqere bëhet për zbukurimin e tyre, prandaj lyerjen e bëjnë në pranverë. Por koha më e mirë për lyerjen e trungut të pemëve është vjeshta, pas rënjes së gjetheve. Lyerja e trungut të pemëve bëhet për disa arsye:
• Për të shmanur plasaritjen (qarjen) e lëvores së trungut e cila vjen si rezultat nga ngrohja e shpejtë e tij nga rrezet e diellit, gjat ditëve dimërore me diell. Ne Dimer gjate natës temperaturat mund të bien disa gradë nën zero. Mirëpo gjate ditës nga rrezet e diellit, ngrohet dukshëm trungu i pemëve, sidomos nga pjesa jugore, dhe trungu vjen deri te bymimi i tij. Pastaj gjate natës prap ftohet nga temperaturat shumë të ulta e kështu me radhë.
Nga këto ndryshime të shpejta të temperaturës bima shkon deri tek plasaritja e lëvorës së trungut, e cila bëhet e ndjeshme nga të ftohtit . nga plasaritja e lëvorës së trungut, fillojnë infeksionet nga shkaktarët e sëmundjeve të ndryshme. Ngjyra e bardhë e gëlqerës duke reflektuar rrezet e diellit, e mbronë trungun nga ndryshimet e shpejta të temperaturës dhe kështu e shmangim plasaritjen e lëvorës .
• Shtresa e gëlqerës sa do e hollë që është, e mbron trungun nga të ftohtit për disa gradë çelsius.
• Një numër i madh i dëmtuesve (insekte të ndryshme) dimërojnë pikërisht në lëvorën e plasaritur te pemëve, kështu lyerja me gëlqere e ndalon daljen e tyre apo më mirë me thënë i shkatërron ato.
• Gëlqerja, sidomos nëse përgaditet sipas udhëzimit që do të japim më poshtë, ndikon si fungicid, pasi i shkatërron organët e riprodhimit të këpurdhave dhe bakterieve që po ashtu dimërojnë në lëvoren e trungut të pemëve.
• Lyerja me gëlqere, pemët i mbron deri diku edhe nga brejtësit si që janë lepujt dhe minjët e fushës të cilët në mungesë të ushqimit, sidomos kur shtresa e borës është e trashë, shpeshëherë shkaktojnë dëme të mëdha e në rastet ekstreme edhe shkatërrimin e plotë të pemishtes. Një rast i tillë te ne ka ndodhur në dimrat e ftohet. vitit 2017 ku perdorimi I kesaj metode arrin te ket nje ndihme te madhe ne shpetimin e bimes.
Mënyra e përgaditjes së solucionit për lyerjen e trungjeve të pemëve:
• 5 kg gëlqere të shuar
• 0,5 kg sulfur pluhur
• 0,5 kg kripë të kuzhinës (kripë të zakonshme, të ushqimit)
• Keto hidhen ne 15 litra uji. Ujë Pasi të përzihen mirë këto komponente, lihen për të qëndruar së paku 24 orë, pastaj me te bëhet lyerja e trungut dhe degëve skeletore të pemëve. Kuptohet sipas nevojës sasia mund të rritet, por gjithnjë duke e ruajtur raportin mes këtyre komponenteve. Nëse sulfuri nuk mund të gjendet, atëherë përzierja mund të përgaditet vetem me gëlqere dhe kripë. Gëlqerja shërben për mbrojtjen e trungut nga ndryshimet e shpejta të temperaturës Sulfuri shërben si dezinfektues, dmth. Shkatërron mikroorganizmat, që janë shkaktarë të sëmundjeve, por edhe insektet që mund të jenë duke dimëruar në lëvoren e pemëve, kurse kripa ndikon në ngjitjen më të mirë dhe qëndrueshmërinë e gëlqerës.
NE PEMTORET E PJESHKES
Eshte koha qe duhet te behen trajtime me lenge bordolez kunder Gjethperdredhsese (Tafrina Deformans)
Si duhet te pergaditet nje solucion ( Leng Bordolez me 1 % )
( pergaditja e gurit te kalit me gelqere), Leng Bordolez duhet te behet me kujdes pasi shkakton perzhitje ose nuk kryen funksionin ( shkakton perzhitje ne fazen e vegjetacionit ). Per pergaditjen e tij me 1 % veprohet keshtu: merren dy ene plastike 100 litershe , ne secilen ene ene hedhim nga 50 litra uji, ne njeren ene fusim 1 kg CuSO4 (gure i i kalit ) te futur ne nje qese bezet 24 ore perpara qe te tretet , ne raste se na duhet per shpejt mundet ta tresim ne uji te nxehte.
Ne diten tjeter, ne fuqine tjeter hedhim 50 litra uji dhe 0.75 kg deri ne 1 kg . gelqere te pa shuar ose 1.6 kg deri ne 1.8 kg te shuar.Keshtu kemi formuar qumshtin e gelqeres. Mbi qumshtin e gelqeres hidhet solucioni i gurit te kalit ( CuSO4 )pak nga pak duke e perzier vazhdimishte. Kujdes asnjehe nuk duhet te hidhet qumshti i gelqeres mbi solucinin e gurit te kalit pasi do te na krijohen grimca te medha dhe do te na bllokojne pompen. Pasi te pregadisim solucioni duhet te provojme reaksionin . reaksioni provohet ne kete menyre:
1. Me leter lakmuesi . Letra e lakmuesit nga ngjyre e kuqe ,duhet te marre ngjyre te kaltert. Reaksioni neutral
2. Me leter fenolftaline. Letra e fenolftalines nga ngjyre e bardhe, duhet te marre ngjyre roze. Reaksioni neutral
Lengu bordolez duhet te perdoret detyrimishte brenda dites.
Lengu bordolez, perzihet vetem me sulfazolin.
3. Mund ta blini edhe te gatshem neper farmaci, ku duhet te respektoni dozat qe jan ne etike.
PER PRODHIMET NE DEPO (Magazinimet)
Gruri, Misri ,Fasulja duhet te kontrollohen nga infeksionet ashtu edhe nga minjet dhe te merren masa per dizefektimin e tyre.
PER MBJELLJEN E VRESHTAVE DHE PEMTOREVE TE REJA.
Ju fermer qe doni te mbjellni vreshta te reja dhe peme te tjara para se te vendosni per ti mbjellur kryeni analizat e tokes qe te percaktoni se a eshte e pershtatshme perketo kultura qe do te mbillni.
Toka duhet te plugohet thelle, 85-90 cm , kjo duhet te jete e punuar 50-60 dite para se te fillojme mbjelljen. Per proçeset tjera do tu shkruajme me kalendarin e muajit Janar.
Konceptoi :
Përgjegjësi i zyres së Bujqësise Agr. Jak PACANI
Agr. Aldo GAME
Agr. Ardjana VASIJA