Reklame:

“VJEN” ne Tre Ura ferma me e madhe e me moderne ne Shqiperi!

Vjen shpk eshte ferma me e madhe per mbareshtimin e lopeve te qumeshtit ne Shqiperi. Ky biznes familjar i familjes Ndoni ka patur nje ecuri dhe ngritje te fuqishme dhe kjo fale perkushtimit maksimal ne pune dhe ambicjes per te persosur kushtet dhe teknologjine e mbareshtimit te tufes. 1000 krere gjethe ku mesatarisht cdo dite milen rreth 45-50 % e tyre dhe per te shmangur krijimin e disa treguesve jo cilesore ne qumeshtin e lopeve kane filluar aplikimin e mjeljes 3 here ne dite per te krijuar nje shendet sa me te mire te krereve dhe tufes.

Ferma VJEN ka nje histori suksesi qe cdo vit kthehet ne leksione per shume ferma te tjera si ne aspektin rracor, teknologjik dhe ushqimor!
Jane nje mori problemesh – shprehet Eltoni i cili eshte rritur e pjekur ne ferme ku ka punuar per disa vite ne punet me te veshtira te fermes – te cilat duan eksperiencen e duhur dhe per kete eshte Ndini (babai) qe njeh mire cdo problem dhe ka nje jete qe punon dhe njeh mire terrenin dhe njerezit.
– Se bashku kemi mare persiper te rrisim e forcojme fermen duke sjelle ne standartet bashkekohore dhe per kete ka nevoje futja e risive dhe vecanerisht teknologjia e avancuar cka rrit rendimentin dhe ul ndjeshem kostot.

Ferma VJEN sapo ka perfunduar nje stalle te re moderne, e vetmja ne llojin e saj ne rajon ku cdo gje eshte elektronike ku ne kohe reale specialistet dhe administratoret e fermes ndjekin cdo tregues te cdo lope. Paisja me GPS (trasponder) percjell cdo tregues ne system ku ndiqet ecuria qe nga ushqimi, sasia, ora dhe perberesit. Po keshtu ndiqet sasia e qumeshtit dhe numri i krereve te mjela apo i atyre ne proces.

Lopet monitorohen edhe per laktacionin apo mbarsjen e tyre si dhe tregues te tjere pjese e nje procesi te avancuar zooteniko-veterinar. Kosto e programit te ketij monitorimi ne kohe reale i kalon 90,000 euro. Nje ndihme e madhe qe i vjen nga teknologjia fermes VJEN eshte edhe procesi i mjeljes ku cdo dite afro 600 lope duhet te milen nga 3 here. Nevoja per te siguruar kushte sa me te mira dhe kohe te shpejte por duke ruajtur cilesine dhe marrjen e cdo pike qumeshti si per interes ekonomik po ashtu edhe per lehtesim dhe jetegjatesi e shendet te mire te lopeve, kerkonte te beje zgjedhjen e duhur.

Tregu i gjere dhe mundesite qe ai ofron jane pa fund dhe te veshtira per te zgjidhur cila eshte makineria me e mire dhe qe ofron zjidhjen e gjithe problemeve qe ka ferma me kosto te pranueshme. Afro 360,000 euro kushtoi makineria mjelese ku 36 lope per nje rrotullim te saj kane perfunduar mjeljen duke ja lene vendin nje tjeter lope ne pritje. Cdo gje e programuar ku shpejtesia e rrotullimit, sasia e qumeshtit dhe vakumi i paisjeve percaktohen nga sezoni dhe ushqimi qe konsumojne lopet gjate dites.

Ushqimi eshte nje tjeter lehtesim i madh qe ka sjelle teknologjia ku makineria e zgjedhur me kujdes nga Eltoni perpunon sasine e ushqimit ne afro 22 m3 ku brenda saj jane perfshire dhe grire te gjitha llojet e ushqimeve te percaktuara nga receta ditore. Po kjo makineri eshte e paisur edhe me system te shperndarjes se ushqimit ne stalle duke lehtesuar procesin voluminoz  ku kostoja eshte ulur ndjeshem dhe firot nga ushqimi i meparshem tradicional me material
ushqimor te paperpunuar dhe voluminoz.

Silazhi si lende e pare dhe ushqimet e tjera shoqeruese sigurojne qumesht me parametra te sigurt dhe teper konkurues per fabrikat e perpunimit ne Shqiperi. Jashteqitjet e lopeve nje nga problemet me te medha qe kane fermat e medha eshte zgjidhur ne nje forme shume interesante. Nje investim prej 5 vitesh me pare ka bere qe ferma VJEN te heq dore nga menaxhimi tradicional i plehut organik duke e pershtatur dhe perpunuar ate per ta bere letesisht te perdoreshem per plerihim baze te tokave bujqesore duke sjellur dhe nje impakt mjedisor per ambjentet perreth.

Mekanizimi dhe programimi i gjithe procesit ka siguruar lehtesimin me te madh per higjenen e lopeve dhe pastrimin mekanik te jashteqitjeve te tyre. E gjitha sasia e mbetjeve terhiet me nje mekanizem te programuar cdo 3-4 ore ne varesi ten r te krereve dhe llojit te ushqimit qe kane konsumuar lopet.

Grumbullimi ne nje grope te madhe betoni ku asnje pike nuk derdhet ne toke dhe procesi i marrjes se lendes se thate dhe kthimi i saj ne pleh te shkelqyer organik dhe kalimi i lengut te mbetur nga perpunimi ne nje vaske te madhe prej mijera litrash duke ruajtur mjedisin dhe shfrytezuar si material riciklues cdo mbetje ten je procesi por qe kthehet ne lende te pare per nje tjeter proces.

Zyrat e reja te fermes VJEN se shpejti do te behen aktive dhe aty do te marin forme dhe jete te gjitha zhvillimet apo ambicjet e familjes NDONI ne rritjen e prodhimit duke ruajtur standartet e mbi te gjitha sigurine e qumeshtit si produkti me i rendesishem ne familjet Shqiptare.