Reklame:

Maqedoni: Prodhimtaria organike, subvencionohen 658 fermere

Prodhimtaria organike ngadalë po përhapet edhe në bujqësinë e Maqedonisë së veriut. Një pjesë e fermereve po fillojnë të kuptojnë se ky biznes i orientuar në eksport sjell edhe të ardhura të sigurta, duke marrë parasysh edhe faktin se ato në tregun vendor janë më pak të kapshme për konsumatorin e rëndomtë për shkak se janë më të shtrenjta. Në vitet e kaluara në Maqedoni janë kultivuar në mënyrë organike edhe bimë aromatike dhe shëruese, pemë, perime, drithëra, lopë, dele, dhi dhe bletë.

Deri me tani llogariten 658 persona te cileve Agjencia për Përkrahje Financiare në Bujqësi dhe Zhvillim Rural ne Maqedonine e Veriut, ka paguar 91.6 milion denarë për kultivuesit e prodhimeve organike. Pagesë e mjeteve për ata aplikantë që kanë paraqitur kërkesat për financim nga Programi i Zhvillimit Rural, “Masa 215 – prodhim organik”.

Sipas specialisteve te marketingut bujqesor dhe agronomeve te fushes e ardhmja e ketij sektori eshte “Bujqesia Organike”, pasi ka nje treg te garantuar ne te gjithe vendet europiane. Qeveria Shqiptare duhet te kete nje qasje dhe nje nxitje per subvencionimin e bujqesise organike pasi prodhimi i frutaperimeve te kesaj cilesie natyrisht kerkon nje perkrahje edhe nga shteti.