Trangujt janë një nga perimet që sjellin më shumë freski në gatime. Ato përmbajnë fibër, proteinë, kalcium, si dhe vitaminat A, B12, B6, C dhe D.
Një nga përfitimet madhore që ofron për organizmin është stabilizimi i kolesterolit.
Për më tepër, trangujt forcojnë imunitetin dhe kanë aftësi të jashtëzakonshme në uljen e tensionit të lartë të gjakut.
Përmbajtja e vitaminave dhe mineraleve të trangujve i bënë ata tepër të dobishëm për shëndetin, veçanërisht për ata që vuajnë nga tensioni i lartë i gjakut. Konsumi i vazhdueshëm i tyre çon në mënyrë të pashmangshme në stabilizimin e tensionit të gjakut.
Njerëzit që vuajnë nga tensioni i gjakut duhet të konsumojnë këto perime rregullisht. Ekspertët rekomandojnë që në momentin që tensioni i gjakut rritet, duhet të konsumoni tranguj për ta ulur atë shpejt dhe për ta stabilizuar.