Reklame:

Permbytjet ne bujqesi/ Ne sera nuk ka me perime por peshq!

Vuajtjet per fermeret shqiptare nuk kane te mbaruar. Pas nje viti teper te veshtire me mungese te tregjeve dhe te fuqise blerese vendase, ku  tonelata te tera me domate dhe me sallator ne zonen e myzeqese u hodhen ne kanal, problemet po vazhdojne edhe ne 2021.

Shirat e dendur te rena ne muajin shkurt kane shkaktuar permbytje te medha ne te gjithe vendin duke demtuar edhe bujqesine.
Siperfaqe te tera toke te mbjella ne fushe te hapur jane nen uje duke demtuar totalisht prodhimin dhe ekonomine e fermereve.
Nje lajm i tille u pasqyrua nga redaksia e Agronews para pak ditesh nga fushat e terbufit ku rreth 40 ha me laker sallat ishin nen uje duke kalbur te gjithe prodhimin.

Fatkeqesisht kjo gjendje eshte edhe ne ambjentet e mbrojtura te kultivimit te perimeve ne Lushnje, Fier e Berat. Mos mirembajtja dhe mos pastrimi i kanaleve kryesore kullues nga bordet e kullimit dhe qeverisjet vendore ka bere qe uji te vershoje ne serat e mbjella me perime si domate, sallator, speca, laker etj.
Eshte e dhimbshme te shohesh keto pamje ku i gjithe mundi dhe djersa e familjeve fermere eshte i zhytur nen uje. Dhe sikur mos te mjaftojne keto ne ditet ne vijim parashikohen temperatura te acarta disa grade nen zero duke shtuar problemet per fermeret.
Tashme ne serat e fermereve nuk ka me perime por peshq!
Me poshte keni disa reagime ne rrjetet sociale nga fermeret per situaten.