Reklame:

Bujqesia/ Specialisti Pilku: Politikat shteterore jane inekzistente!

Specialisti i bujqesise dhe agrobiznesit z. Ilir Pilku ne nje postim ka paraqitur nje analize te problemeve te bujqesise dhe te politikave qe ndermeren per te ndihmuar fermeret.
Fermereve te Xarres ne Konispol sipas zotit Pilku iu shkaterrua rreth 50 – 60 % e prodhimit te mandarines si pasoje e bresherit ne muajin shtator 2020 dhe ata nuk moren asnje qindarke demshperblim nga shteti.
“Politikat shteterore jane ne inekzistence, kete e them me bindje te plote. – shkruan specialist Pilku -Asnje mbeshtetje per fermeret e Konispolit. Edhe skema e subvencioneve per vitin 2021 nuk perfshin rrjetat antibresher per keta fermere te demtuar, apo cdo mundesi tjeter mbeshtetje”.

Postimi i plote:
Xarra e MANDARINAVE – Covid 19 – Ngrohja Globale – SHTETI

Nuk po fokusohem ne analizen e te gjithe hallkave te lart-permendura. Por, qe politikat shteterore jane ne inekzistence, kete e them me bindje te plote. Nderkohe qe viti 2020 priste nje prodhim rreth 35,000 ton (nga 31,235 ton ne 2019), bresheri i muajit shtator hodhi ne toke 50-60% te prodhimit dhe demtoi ndjeshem cilesine e frutave qe rezistuan. Demi i perllogaritur ne shtator ishte rreth 7-8 milion Euro, dhe ne total rreth 12 milion Euro.
Cfare beri SHTETI?
Asnje mbeshtetje per fermeret e Konispolit. Edhe skema e subvencioneve per vitin 2021 nuk perfshin rrjetat antibresher per keta fermere te demtuar, apo cdo mundesi tjeter mbeshtetje. Edhe certifikimin Global Gap i vitit 2020 nuk iu akordua (e perfituan 2 prodhuesit me te medhenj certifikaten Global Gap).
Nderkohe nga politikat e shendetshme bujqesore shikojme nje rritje gjigande te shteteve si Spanja, Turqia ne prodhimin e mandarines duke u bere faktor ne eksportet Europiane.
Kujt i sherben kjo politike e dobet ne bujqesi?
Humbjes se mundesise per te eksportuar dhe penetrimit te produktit te importit. Tashme mandarina vjen nga importi me nje cmim 160 lek/kg, nderkohe qe mandarina e Xarres u demtua plotesisht apo u tregtua me 15 lek/kg.
BUJQESIA kerkon mendje profesionale dhe financim.