Reklame:

Dita e Pelikanit Kaçurrel/ Aktivitet ne Parkun Kombetar Divjake-Karavasta

10 maji dita e pelikanit kaçurrel, tashme qe prej vitit 2015  eshte kthyer ne nje dite feste ne Parkun Kombetar te Divjakes.

Pelikani Kaçurrel eshte shpendi simbol ne kete park, i cili e ka kthyer zonen ne nje atraksion turistik.
Diten e sotme ne PKDK ne kuader te kesaj dite u mblodhen stafi dhe specialistet e AdZM Fier, perfaqesues te shoqatave mjedisore, Shkelqim Bylykbashi (Horizont EU), Fadil Malko (MEN), Dr. Sajmir Hoxha kordinator i organizatea franceze Noé, Sabina Cano (PPNEA) si dhe nxenes e mesues te shkollave Fier-Seman dhe Mize te bashkise Divjake.

Ne kete aktivitet Dr. i AdZM Fier Ardian Koçi foli per rendesine dhe mbrojtjen e ketij shpendi simbol te Parkut Kombetar Divjake-Karavasta i cili te vetmin vend riprodhimi ne Shqiperi e ka ne ishullin e Pelikanit qe ndodhet ne Lagunen e Karavastase pjese e PKDK.
Organizata franceze Noé dhe PPNEA ne bashkepunim me Administraten e Parkut kombetar Divjake Karavasta organizuan ore mesimi te hapur ne natyre me nxenesit e shkollave nga zona e parkut.
Kordinatori i Noè Dr. Sajmir Hoxha u ka shpjeguar te rinjve te pranishem rendesine e specieve te rralla si dhe impaktin qe ka ne jeten e tyre Parku Kombetar Divjake-Karavasta si ne aspektin mjedisor po ashtu edhe ne ate ekonomik.