Nga një distancë e largët kjo pemë mund të duket si çdo pemë tjetër, por nëse e shikoni me kujdes do të zbuloni gjethe të madhësive të ndryshme në harmoni me njëri-tjetrin.
Kjo është puna e Sam Van Aken, një profesor i Universitetit të Sirakuzës dhe artist bashkëkohor, i cili krijoi pemën hibride me 40 lloje të ndryshme të frutave që rriten në të njëjtën kohë.
Pema me 40 fruta është një projekt i vazhdueshëm për Van Aken, i cili është në kërkim për ta ndryshuar dhe për ta përmirësuar metodën e tij për hartimin e hibrideve unike.
Ai krijoi çdo degë përmes ‘shartimit chip’, me atë të të cilës ai mori një degë që tashmë kishte nisur të lulëzonte dhe e transplantoi atë mbi pemën e tij të punës.
Ky proces zgjati për tetë apo nëntë vjet. “Ai filloi si një projekt arti. Doja që njerëzit ta kishin këtë eksperiencë, ku një pemë është në lulëzim me të gjitha këto ngjyra të ndryshme, ose duke rritur njëherësh të gjitha këto lloje të ndryshme të frutave”, tha Sam për ‘TIME’.
Tani, Sam kultivon varietete të frutave në pemët e tij, në sasi më të vogla.
Ai aspiron që pemët të shiten në të gjithë vendin dhe shpreson se ato do të vendosen në vende ku njerëzit mund t’i provojnë frutat.
Në secilën ka 40 lloje frutash, pjeshkë, kumbulla, kajsi, nektarina, qershi dhe bajame nëpër degët (shumë prej këtyre frutave antike ju nuk mund t’i gjeni në dyqanet komerciale).
Në pranverë, pemët lulëzojnë lule të bukura, ndërsa frutat rriten gjatë verës. Dhe mbi te gjitha, frutat janë të ngrënshme.