Reklame:

Shtrenjtohen mallrat dhe shërbimet për investime në bujqësi në Kosovë

Në tremujorin e katërt të vitit që lamë pas, indeksi i çmimeve për mallrat dhe shërbimet të konsumuara në bujqësi ka shënuar rënie për 0.2%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017. Kurse, indeksi i çmimeve për mallrat dhe shërbimet që kontribuojnë në investimet në bujqësi ka shënuar rritje për 1.7%.

Ndërkaq, Indeksi i përgjithshëm i këtyre dy kategorive bujqësi ka rritje për 0.7%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2017.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës ky publikim është i bazuar në çmimet e inputeve bujqësore të grumbulluara në Kosovë. Grumbullimi i çmimeve është kryer në barnatoret bujqësore, farmacitë veterinare, në kompani, në tregje dhe në vende të tjera, ku çmimet e inputeve bujqësore janë në dispozicion. Disa çmime të inputeve bujqësore janë marrë nga çmimet e konsumit (IHÇK) në ASK.

“Brenda grupit të Mallrave dhe shërbimeve aktualisht të konsumuara në bujqësi, çmimet grumbullohen sipas grupeve në vijim: farëra dhe material mbëltues, energji, vajra, plehra dhe përmirësues të tokës, produkte për mbrojtjen e bimëve dhe pesticide, shpenzime për veterinari, lëndë për ushqimin e kafshëve, mirëmbajtja e materialeve, mirëmbajtja e ndërtesave, si dhe mallra dhe shërbime të tjera. Sa i përket mallrave dhe shërbimeve që kontribuojnë në investimet bujqësore, çmimet grumbullohen për materiale (makineri dhe pajisje të tjera), ndërtesat dhe të tjera (ndërtesat jo-rezidente të fermës, punët të tjera, përveç përmirësimit të tokës)”, thuhet në komunikatën e ASK-së.