Temperaturat e uleta qe po kalon vendi yne kane filluar te krijojne rrisqe te medha per fermeret qe kane mbjelle perime ne sera. Bersite e ullirit rekomandohet te perdoret per te ngrohur serat ne shume vende. Tregu eshte mbushur me kaldaja specifike qe punojne ne menyre te automatizuar duke djegur bersi ulliri. Ne pamundesi per tu blere te gateshme rekomandohet edhe te behen me kushte artizanale pasi jane shume te thjeshta per tu ndertuar, dhe mund te prodhohen ne vendin tone per te ulur kostot. Ne keto dite te ftohta ja vlen shume qe te arrihet dhe te shpetohen serat qe jane mbjelle me perime te hershme. Jane miliona euro fidane perimesh qe rrezikojne te demtohen nga ngricat dhe duhet nderhyrje emergjente.
Fermeret mund dhe duhet te ndihmohen me kredi te buta dhe me afat shlyrje per shume vite qe te kemi nje bujqesi te sigurte. Po keshtu fermeri ndjen se nuk eshte i vetem ne sipermarrjen e tij qe edhe pa ngricat eshte shume e rriskuar. Nqse do kemi demtime ne te mbjella, vendi yne humbet tregjet e perimeve te hershme dhe behet nje vend jo shume i besueshem per eksportet. Ruajtja e rolit te liderit ne prodhimet e hershme te favorizuar nga klima ka nevoje dhe per doren e robit (njeriut) pervec asaj te zotit. Gjithmone duhet patur parasysh se ne nuk kemi mbjelle shume ullinj, por na duhen dhe me shume hektare te tjere me ullishta qe te perballojme edhe prodhimin e bersise si lende djegese dhe kjo rrit perfitimet e kultivimit te ullirit.
Specialisti i bujqesise z. Ilir Pilku eshte shprehur se adaptimi i kaldajave per tu perdorur me bersi ka vite qe kryhet. Keto kaldaja ndetohen ne Shqiperi por me te sakta jane ato te prodhuara ne Kosove. Bersia e ullirit duhet trajtuar mire, pra te thahet mire, me qellim qe fuqia kalorifike e saj te jete teper e larte. Ne keto dite te ftohta kerkohet qe naten temperatura ne sere mos te zbrese nen 14 grade.
Alban Çakalli specialist bujqesie