Referuar ngjarjeve më të fundit të ndodhura në Bashkinë Lushnjë, afro 10 kontejnerë plastikë janë djegur nga momenti që ky shërbim i ka kaluar bashkisë.
Djegia e koshave të mbeturinave është jo vetëm një akt i shëmtuar por edhe mungesë e theksuar qytetarie për të mos thënë krim mjedisor!
Për çudi nuk ka asnjë rast kur koshat të digjen në fshatra apo zonat rurale por vetëm në qytet dhe zona më me probleme mbetet aksi rrugor nga poliklinika deri tek fabrika e miellit. Ka dyshime që një nga shkaktarët e zjarreve mund të jenë edhe personat që sigurojnë bukën nëpërmjet mbledhjes së plastikës apo mbetje të tjera si metalet me ngjyra. Duhani që pinë mund tu bierë nëpër kosha gjatë kohës që kërkojnë midis mbetjeve apo keqpërdorimi i tyre nga persona të papërgjgjshëm e nën efekte të alkoolit apo substancave të ndryshme.