Reklame:

Horizont EU vazhdon turin e orëve të edukimit dhe ndërgjegjësimit me nxënësit e shkollave!

Horizont EU vazhdon turin e takimeve në shkollën 9-të vjecare “Skënder Libohova”, ku u organizua ora e dytë edukative dhe ndërgjegjësuese në kuadër të projektitRinia si faktor ndryshimi në realitetin mjedisor dhe sportiv” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor ReLOaD2, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Bashkinë Lushnje.

Takimi u mbajt në orët e pasdites në ambjentet e shkollës “Kongresi i Lushnjës” pasi prej fillimit të këtij viti arsimor shkolla “Skënder Libohova” i është nënshtruar  rikonstruksionit. Për këtë arsye shkolla “Skënder Libohova” kryen mësimin në orët e mbasdites në shkollën “Kongresi”. Në këtë shkollë bëjnë pjesë nxënës të cilët janë banorë të bllokut parafabrikat ku do të realizohet projekti nga Horizont EU në Rajonin Nr 4.

Fillimisht nxënësit morën informacion dhe ju shpjegua nga experti i mjedisit Yrjet Saliasi rëndësia që ka angazhimi i qytetarëve në aksione me bazë komunitare   dhe roli i rinisë dhe nxënësve në vecanti.

Saliasi u shpjegoi nxënësve hollësira mbi investimin që do të kryhet dhe rolin e nxënësve në këtë ndërhyrje për reabilitimin e ambjenteve publike e veçanërisht në mirëmbajtjen e tij në vazhdimësi.

Yrjet Saliasi, experti i mjedisit në fjalën e tij theksoi gjithashtu rëndësinë që ka mjedisi në jetën tonë të përditëshme dhe vecanërisht referuar ngrohjes globale që po përjeton planeti si dhe mënyrat për ta parandaluar dhe zbutur efektin e ngrohjes nëpërmjet rolit të njeriut në këtë proces shumë të rëndësishëm.
Horizont EU dhe angazhimet e saj si organizatë ishin një tjetër ndalesë e z. Saliasi në komunikimin me nxënësit duke testuar njëherazi edhe historitë e nxënësve për sektorin e mjdedisit dhe rolin e Horizont EU në realizimin e disa projekteve me impakt në mjedisin natyror, kulturor e social të bashkive Lushnjë e Divjakë si dhe në nivel qarku.

Nxënësve të pranishëm ju kërkua të shprehin gadishmëri për tu përfshirë në fushatën e ndërmarë për organizimin e një konkursi fotografie dhe pikture për konceptimin që ata kanë sa i përket përdorimit të hapësiarve publike dhe në vecanti pjesës që ka të bëjë me përshtatjen e tyre në ambjente argëtuese e relaksuese për fëmijët, të rinjtë dhe moshat e treta.

Investimet e kësaj natyre apo rregullimi e rikonstruksioni i ambjenteve publike kanë nevojë për kontributet e qytetarëve apo banorëve për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e objekteve të vendosura edhe në vazhdimësi.

Stafi pedagogjik dhe drejtoria e shkollës ofruan mbështetje maksimale për projektin dhe në vecanti pëlqyen organizimin e konkursit të pikturës dhe fotografisë nga nxënësit e shkollës së tyre si dhe vlerësuan Horizont EU si OJF si dhe ndihmën e saj ndaj komunitetit dhe vacanërisht në shkolla ku do të jenë të mirëpritur në cdo kohë.

Yrrjet Saliasi, Expert Mjedisi e mbylli fjalën e tij me nxënësit e pranishëm për rëndësinë që ka mjedisi në jetën e përditëshme si në familje, shkollë e komunitet.   – Mirëmbajtja dhe kontributi juaj në cdo kohë për të shtuar gjelbërimin që e paskeni shumë për zemër duhet të kordinohet me mësuesen kujdestare apo atë të bilogjisë, Kadrije Cela të cilën e falënderojmë për bashkëpunimin, dr e shkollës z. Ornel Hyka për bashkëpunimin ëe ka ndër vite me Horizont EU duke krijuar një traditë për mirëfunksionimin e një trinomi shkollë – OJF – Komunitet.

Takimi u mbyll me bashkëbisedim mes nxënësit për mbarëvajtjen e projektit si dhe  problematikave që shoqërojnë  në këtë moshë gjithë nxënësit e të rinjtë.

Ky projekt zbatohet në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga #UNDP, me mbështetjen e Bashkisë Lushnje.

#ReLOaD
#ReLOaDAlbania;
#DemokraciVendore
#Bashkia Lushnje
#BallkaniPerëndimor
#EuropeanUnionInAlbania
#UNDPAlbania