Reklame:

Rinia e do dhe e mbron mjedisin/Vijojne oret edukative me nxenesit e shkolles “Skender Libohova”

Në dt 24 maj ora 13:30 në ambjentet e shkollës 9-te vjecare “Skender Libohova”, u realizua ora e dyte e edukimit e ndergjegjesimit me nxenesit e kl 6-te B te kesaj shkolle. 27 nxenes te pranishem prej te cileve 14 vajza dhe 13 djem u bëne me dije rreth projektitRinia si faktor ndryshimi ne realitetin mjedisor dhe sportiv” në kuadër të Programit Rajonal mbi Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor ReLOaD2, financuar nga Bashkimi Evropian (BE) dhe zbatuar nga Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në bashkëpunim me Bashkinë Lushnje.

Në takim morën pjesë 27  nxënës nga te cilet 14 vajza dhe 13 djem si dhe mesuesja kujdestare Albana Dani dhe dy persona pjese e stafit te Horizont EU. Shkolla “Skender Libohova” është në rikonstruksion ndaj mësimin e realizojnë në ambjentet e shkollës 9-te vjecare “Kongresi Lushnjës”. Kjo shkolle ka 14 nxenes 9 vajza dhe 5 djem te moshave te ndryshme te cilet banojnë në bllokun ku po realizohet projekti në Rajonin Nr 4.

Experti i mjedisit Yrjet Saliasi u shpjegoi nxënësve të pranishëm rëndësinë që ka mjedisi në përgjithësi dhe ruajtaja e tij në vecanti dhe kjo është detyrim për ne dhe obligim për brezat e rinj. Angazhimi i banorëve në aksione komunitare në përgjithësi dhe vecanerisht roli i rinisë e sidomos i nxënësve janë tregues serioziteti dhe vijimësie.

Saliasi bëri me dije nxënësit se kjo orë përmbyllëse ka në fokus qëllimin e vetëm të angazhimit të banorëve vecanërisht nxënësve në cdo fazë të projektit për mirëmbajtjen dhe angazhimin e vazhdueshëm në jetën komunitare dhe në mirëmbajtjen e investimit.

Muaji qershor do të jetë muaji i vendosjes së të stolave dhe koshave e më pas të rinjtë dhe nxënësit do të kenë mundësi ti shijojnë gjatë stinës së verës e në vazhdim.

Experti Saliasi u shpjegoi nxënësve se si ndikon njeriu me aktivitetin e tij në cdo fushë te jetës në zhvillimet e klimës në gjithe planetin e akoma më gjerë.

Rinia ka rolin e saj në frenimin e ketyre fenomeneve si dhe te ofrimit të alternativave me qasje sa më miqësore me natyrën.

Pikërisht kjo do të jetë edhe tematika që duhet të keni parasysh në punimet që do të realizoni për konkursin Foto-ekspozitë që do të organizohet me nxënësit e shkollës tuaj në ditët në vijim.

Klima ka ndryshuar dhe kjo për shkak të sjelljes së njeriut me Tokën dhe menyrën se si ne e trajtojme ate duke shfrytezuar cdo pjese te saj deri ne extrem.  Brezi juaj ka ne dore frenimin, permiresimin por edhe ndryshimin e ketij realiteti ne aspektin pozitiv.

Emetimi i gazrave në natyrë frenohet vetëm nëpërmjet gjelbërimit duke i mëshuar fort zëvendesimit të nje druri qe pritet me 5 fidane te mbjelle.

Investimi që po realizohet në bllokun e pallateve në rajonin nr 4 dhe roli i nxënësve e të rinjve në këtë ndërhyrje ka vlerë jo vetëm për reabilitimin e ambjenteve publike  por veçanërisht për mirëmbajtjen e tij në vazhdim.

Horizont EU dhe angazhimet e kësaj organizate ishin një ndalesë e z. Saliasi në biseden me nxënësit duke u kerkuar bashkepunim me Horizont EU në realizimin e projekteve me impakt në mjedisin natyror, kulturor e social të bashkive Lushnjë e Divjakë si dhe në nivel qarku.

Drejtoria e shkollës dhe stafi pedagogjik treguan gadishmëri për bashkëpunime të mëtejshme dhe ndihmë konkrete për ndryshim të mentalitetit ndaj shërbimit komunitar me Horizont EU apo forma të tjera me fokus ndihmën ndaj komunitetit.

Takimi u mbyll me bashkëbisedim mes nxënësve dhe Horizont EU për mbarëvajtjen e projektit si dhe  problematikave që shoqërojnë  në këtë moshë gjithë të rinjtë dhe vecanërisht ata të cilët kanë energji apo talente në drejtim të artit, sportit dhe formave të tjera edukuese dhe argëtuese të kalimit të kohës së lirë.

Ky projekt zbatohet në kuadër të Programit Rajonal për Demokracinë Vendore në Ballkanin Perëndimor (ReLOaD2), i cili financohet nga Bashkimi Evropian dhe zbatohet nga #UNDP, me mbështetjen e Bashkisë Lushnje.

#ReLOaD
#ReLOaDAlbania;
#DemokraciVendore
#BashkiaLushnje
#BallkaniPerëndimor
#EuropeanUnionInAlbania
#UNDPAlbania