Reklame:

FAO vazhdon bashkepunimin me Shqiperine

Me më shumë se 40 përqind të fuqisë punëtore që punon në bujqësi dhe gati gjysma e popullsisë që jeton në zonat rurale, bujqësia e Shqipërisë është shtylla kurrizore e zhvillimit ekonomik të vendit. Ky sektor do të luajë një rol kyç në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian dhe në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm në vend.

Programi i ri midis FAO-s dhe qeverisë Shqipëtare, nënshkruar nga Bledi Çuçi, Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe Raimund Jehle, Përfaqësuesi i FAO në Shqipëri, do të luaj një rol kyç për përpjekjet zhvillimore të Shqipërisë, për periudhën 2019-2021.

Fokusi më i madh i kësaj marrëveshjeje të re është mbështetja për rritjen e të ardhurave në zonat rurale dhe përmirësimi i mbështetjeve për fermerët e vegjël, veçanërisht për gratë rurale dhe të rinjtë. Mbështetje për kornizat ligjore dhe institucionale të Shqipërisë për prodhimin e agrobiznesit dhe rezistencën ndaj ndryshimeve klimatike synohen me rritjen e konkurrueshmërisë dhe qëndrueshmërisë në vend.

“Ka një theks në barazinë gjinore i cili është në përputhje me standardet kombëtare, ndërkombëtare dhe ato të FAO-s,” tha Jehle. “Është e rëndësishme të trajtojmë këtë çështje, pasi 50 përqind e fuqisë punëtore bujqësore janë femra, por vetëm 6.5 përqind drejtojnë biznesin e fermave”.

Shumë prej 350 000 fermave të vogla në Shqipëri nuk janë mjaftueshëm konkurruese. Turizmi rural dhe marketingu i drejtpërdrejtë mund të ofrojnë mundësi shtesë të të ardhurave dhe punësimit, veçanërisht për gratë dhe të rinjtë, për të sjellë zhvillimin rural dhe për të rritur atraktivitetin e sektorit si një vend të ardhshëm pune. Mbështetja për aksesin në financa, toka, shërbime këshillimore dhe teknologjitë e informacionit dhe komunikimit është një pjesë e rëndësishme e marrëveshjes së re. Veçanërisht, promovimi i e-bujqësia dhe dixhitalizimi i bujqësisë ofron mundësi të reja për zhvillimin e sektorit.

Bujqësia do të luajë një rol kyç në lehtësimin dhe përshtatjen ndaj ndryshimeve klimatike. Fermat e vogla në veçanti janë të prekshme ndaj fatkeqësive natyrore.

“Rimëkëmbja më e shpejtë e fermerëve të vegjël ndaj përmbytjeve të përsëritura në Shqipëri do të jetë çelësi për zhvillimin e tyre,” tha Jehle. “Qeveria dhe partnerët e saj do të marrin mbështetje për vlerësimet e nevojave pas katastrofave, sistemet e paralajmërimit të hershëm dhe masat e financimit të klimës në sektorin e bujqësisë si përgjigje të integruara për përshtatjen e ndryshimeve klimatike dhe reduktimin e rrezikut nga fatkeqësitë”.

Marrëveshja gjithashtu do të mbështesë integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, duke përmirësuar bashkëpunimin në zinxhirët agro-ushqimor dhe duke përmirësuar njohuritë e aktorëve të zinxhirit të vlerave në lidhje me standardet e cilësisë dhe sigurisë ushqimore. Për më tepër, FAO do të lehtësojë bashkëpunimin rajonal, tregtinë agro-ushqimore dhe integrimin e tregut nëpërmjet mbështetjes për aktorët publikë dhe privatë.

Programi i ri i bashkëpunimit midis FAOs dhe qeverisë Shqipëtare 2019-2021 pasqyron gjithashtu edhe objektivat rajonale të Organizatës mbi fuqizimin e fermerëve të vegjël dhe fermave familjare, përmirësimin e tregtisë agro-ushqimore dhe menaxhimin e burimeve natyrore në mënyrë të qëndrueshme, në një klimë të ndryshueshme. Kjo mbështet realizimin e Strategjisë Ndërsektoriale të Shqipërisë për Bujqësinë dhe Zhvillimin Rural (2014-2020) dhe Kornizën e Ndihmës për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara 2017-2021 (UNDAF). Zbatimi do të ndiqet në partneritet dhe në përputhje me përpjekjet e përbashkëta të Qeverisë së Shqipërisë dhe partnerëve të zhvillimit.