Reklame:

Fermeri Kosovar më i përkrahuri në rajon!

Qeveria e Kosoves i ka kushtuar nje rendesi te madhe bujqesise duke rritur mbeshtetjet dhe subvencionet per kete sektor.
Në dy vite e gjysmë qeverisje, Kosova ka shënuar rekorde të të mbjellave që prej pasluftës. Në krahasim me dy vite më parë, sipërfaqet e të mbjellave me drithëra janë rritur për gati 2/3. Sepse përkrahjen me subvencione për bujqit dhe fermerët e kemi rritur deri në 216%.
Mbi 214 milionë euro është vlera e mbështetjes financiare deri më tani. Për herë të parë, është subvencionuar nafta dhe plehu bujqësor. Sigurimeve bujqësore u janë shtuar edhe gjashtë kultura të reja, kurse primi i sigurimit  është subvencionuar për 75%.
Aplikimi për subvencione dhe grante është bërë më i lehtë. Keqpërdorimet, padrejtësitë dhe korrupsioni janë ndalur. Mundesia për të përfituar bujqit dhe fermerët  janë rritur. Për herë të parë janë aprovuar 50% të aplikimeve për grante, teksa numri i fermerëve të mbështetur çdo vit është mbi 30 mijë.
Fermeri i Kosovës sot, është fermeri më i përkrahur në rajon sipas statistikave te publikuara nga Kryeministri i Kosoves Albin Kurti.