Reklame:

Pjepri i hidhur dhe vetite e tij

Ky frut me origjinë nga Azia, njihet që në lashtësi me përdorimin e tij në shërimin e shumë patologjive nga mjekësia kineze. Së fundmi edhe mjekësia modern i ka njohur disa veti tepër të dobishme për shëndetin. Të dhënat më bindëse rreth këtij ushqimi tregojnë ndikim në këto katër aspekte shëndetësore:

Pjepri i hidhur përmban një substancë qe ka veprim të ngjashëm me insulinën, duke ndihmuar kështu në uljen e nivelit të sheqerit në gjak. Gjithsesi, duke pasur këtë efekt, çdo pacient që vuan nga diabeti duhet të jetë tepër i kujdesshëm në përdorimin e tij krahas mjekimit, pasi mund të shkaktojë hipoglicemi. Për këtë arsye, konsumi i frutit duhet të bëhet gradualisht, nën mbikëqyrje dhe me aprovimin e mjekut.

Personat që vuajnë nga çrregullime të sheqerit për shkak të rezistencës ndaj insulinës, janë të prirur të shtojnë peshë dhe masë dhjamore. Në këtë rast, fruti ka ndikim shumë pozitiv pasi, rregullimi i metabolizmit të sheqerit presupozon arritjen e një peshe trupore optimale.

Përbërës të këtij fruti aktivizojnë të njëjtat enzima që çlirohen pas një ushtrimi fizik, të cilat sigurojnë kalimin e glukozës brenda qelizës ku edhe përdoret për energji.

Konsumi i pjeprit të hidhur ndikon në mënyrë kurative për ulcerën e stomakut, duodenit, si dhe për kolitin. Ky frut mund të përdoret në formë plotësuese kur vuani nga ulcera, gastriti apo inflamim i zorrëve.

Pjepri i hidhur shërben si një ushqyes i mirë i mëlçisë dhe ndihmon shëndetin e lëkurës në rastet e psoriazës dhe aknes. Ai është një burim substancash kimike të cilat përforcojnë mekanizmat tanë mbrojtës.

Pjepri i hidhur kanë treguar studimet se mundet ta rregullojë sasinë e insulinës, e kjo do të mund të ndihmonte në parandalimin e kancerit të pankreasit. Pjepri hidhur (lat. momordica charantia), përdoret për shërimin e diabetit, ndërsa që lëngu i saj vret qelizat e kancerit të pankreasit.

Në studimin në minj, lëngu i pjeprit të hidhur u ishte dhënë minjve, ndërsa pasi  kishin vrarë qelizat e kancerit të pankreasit, ky lëng kishte detyruar edhe apoptozën. Lëngu parandalon edhe përhapjen e leukemisë, shton dhe forcon funksionimet e sistemit imun te njerëzit që vuajnë nga kanceri.