Ka perfunduar procesi i vleresimit te FK Lushnja duke percaktuar vleren prej 14 milion lekesh te reja paketen 100 % te aksioneve te Bashkise. Duke qene perfaqesues ligjore te ketyre aksioneve, Keshillitaret Bashkiake ne daten 30 shtator duket se do ti japin driten jeshile ekipit te futbollit per te ndryshuar statusin e tij juridik.
Kryesia e mbledhur sot ne dtaten 24 shtator per caktimin e rendit te dites ne piken 16 te listes se rendit te dites theksohet:
16 – Projekt – Vendim: Per dhënien e pëlqimit per shitjen me ankand të aksioneve të “Klubi i futbollit Lushnja 1930 Sha” në masën 100%.
Ngarkohet per te ndjekur dhe zbatuar kete vendim komisionet e meposhtme
KOMISIONI PERGJEGJES:KOMISIONI JURIDIK, RENDIT DHE SITUATAVE EMERGJENTE, KOMISIONI I EKONOMISE PROBLEMEVE SOCIALE DHE STREHIMIT, KOMISIONI I ARSIM, KULTURE SPORT.
Prej disa vitesh KF Lushnja eshte kthyer ne gropen e zeze te financave te bashkise dhe aludimeve per abuzim te ketyre fondeve. Privatizimi duket si forma me e mire per menaxhimin e ketij aseti por koha do ta tregoje nese ka sponsor serioz te interesuar duke shpetuar nga buxheti i bashkise miliona leke apo kjo eshte nje tentative per te ndryshuar formen e organizimit. Nje gje eshte e sigurt. Me mire se me menaxhimin e bashkise do te jete pasi presidenti i ri cilido qofte nuk mund ta ktheje ne vater punesimi militantesh apo qokash per njerez te partise por do te shohe performancen dhe rezultatet e ekipit ne kampionat dhe gjithe stafit mbeshtetes.