Reklame:

Horizont EU pjese e trajnimit te NDI per OGP-te, ne bashkite Lushnje e Elbasan

 

NDI ka trajnuar per dy dite radhazi stafet e administrates, keshilltare bashkiake dhe OJF nga dy bashkite Lushnje e Elbasan. Qeverisje Lokale e Hapur  (OGP) ishte fokusi i nje seminari dy ditor me eksperte te fushes ku vemendje ju kushtua vecanerisht njohjes se legjislacionit aktual dhe bashkepunimit te administrates me Keshillat Bashkiake dhe shoqerine civile si nje nga menyrat me efikase te rritjes se besimit te administrates tek komuniteti dhe rritja e pjesemarrjes se tij ne vendimmarrje apo ceshtje me interes publik. Pjsemarrja e komunitetit aktualisht ne degjesa publike apo forma te tjera si mbledhjet e KB eshte ne shifra shume te uleta dhe kjo per shume arsye. Mungesa e transparences nga administrata ne disa raste apo indiferentizmi i komunitetit apo grupeve te interesit kane prodhuar shpesh situata te cilat sjellin vendime te paplota apo qe nuk reflektojne te miren publike ashtu sic konceptohet ne opinionin publik. Organizimi i degjesave publike dhe serioziteti i tyre realizohen ne bashkepunim me aktoret e shumte lokale si OJF-te, media por gjitmone ne bashkepunim te ngushte me keshillat bashkiake, administarten lokale te cdo nuiveli dhe grupet e interesit e pale te interesuara.

Grupi  pjesemarres ne trajnimin e NDI me administrate te bashkise, KB dhe Horizont EU diskutuan per hapat  e ardhshëm ku përfshihet:

  • autorizimi/formalizimi i procesit (burime njerëzore dhe, nëse ka, burime financiare të nevojshme për ndërgjegjësim/informim te publikut dhe aktoreve te tjere);
  • konfirmimi i ekipitt/grupit te punës;
  • fillimin e fushatës së ndërgjegjësimit për procesin (ndjekja e thirrjes së hapur për OJF-të dhe një mesazh për publikun rreth aktiviteteve që do të vijnë).   Agronews