Kultura është një nga sektorët më të rëndësishëm për argëtim – edukim të qytetarëve si dhe krijimin e një trashëgimie për brezat e rinj. Në vitin 1966 është krijuar grupi i parë me instrumentistë nga mjeshtri Fotaq Filipeu që më vonë krijoi bazat e shkollës së parë të muzikës në Lushnjë në vitin 1984. Sot në vitin 2024 ka vetëm një klase muzike e cila mbahet me sforcim të madh edhe pse ka mangesi të theksuara në instrumenta, materiale mësimore por edhe në pedagogë për të mësuar instrumenta të ndryshëm.
Kinoteatri “Vace Zela” aktualisht po i nënshtrohet një restaurimi në vlerën 1.4 mil euro por një pyetje ngrihet nga gjithë komuniteti artistdashës: – Kush do të luajë, interpretojë apo japë koncerte në këto ambjente pas rikonstruksionit, kur nuk investohet në fidanishten artistike të qytetit apo edhe politika stimuluese me nxënës të talentuar në gjini të ndryshme të artit në qytetin tonë? Roli i 4-tër deputeteve të qytetit duhet të jetë më i madh dhe aktiv, të tregojnë se janë seriozë e kanë interes për artin dhe artistët në cdo moshë e jo vetëm në raste fushatash apo zgjedhjesh politike.
Në intervistën në vijim për emisionin Udhëkryq, prof Alfred Dhamo shpjegon situatën aktuale në klasën e muzikës me problematikat që ka mbajtja e saj si dhe sugjerimet si mund të arrihet konsolidimi i kësaj klase muzikore për talentet e reja në instrumenta të ndryshëm.