Merr fund problemi me repartin e reanimacionit në spitalin Bashkiak të Lushnjës. Mungesa e mjekut reanimator kishte krijuar një kolaps të madh në spitalin e Lushnjës dhe kjo kishte ulur ndjeshëm jo vetëm cilësinë e shërbimit por edhe nr e ndërhyrjeve apo urgjencave në këtë spital. Operacionet e planifikuara në një spital nuk mundet kurrsesi të jenë baza e punës së këtij institucioni shumë të rë rëndësishëm në shërbim të jetës së qytetarëve dhe vecanërisht në rastet e urgjencave vecanërisht aksidenteve. Lushnja si spital mbulon 3 akse nacionale me trafik të madh Lushnjë – Rrogozhinë, Lushnjë – Berat dhe Lushnjë – Fier.
Mjeku reanimatior i njohur dhe me mjaft experiencë Dervish Myftari është rikthyer në krye të detyrës duke përmirësuar ndjeshëm cilësinë e shërbimit dhe trajtimin e të gjitha rasteve emergjente duke mos mbetur në pritje të mjekëve që vinin në spital me tel nga drejtori ose kur kishte operacione të planifikuara. Nëse ndodhte aksident apo urgjenca të ndryshme duhej të shkoje në Fier ose në rastin më të mirë nëse ta mbante xhepi në spitalet private. Tashmë shërbimi reanimator ka dy mjekë të cilët plotësojnë njëri – tjetrin duke mos vënë në rrezik asnjë jetë njeriu. Esmeralda Ahmetaj është një tjetër mjeke e cila dublon dr Dervish Myftarin.
Spitalit Bashkiak të Lushnjës i duhet ndërruar urgjentisht statusi me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimit nga stafi dhe motivimi i tyre me paga në raport me volumin e punës dhe aftësitë profesionale dhe jo sipas vlerësimit të bërë nga disa burokratë të Tiranës të cilët për referim marrin ndarjen administrative dhe jo popullsinë që merr dhe kërkon shërbimin, kapacitetin dhe shfrytëzimin e shtretërve si dhe nivelin e mjekëve dhe specialistëve që prej vitesh e në vijim përballojnë situata me ngarkesë dhe shpëtojnë jetë njerëzish.
Përmirësimi i infrastrukturës është shumë i rëndësishëm në një spital por ato nuk kanë vlerë nëse nuk ka mjekë të cilët duhet të ofrojnë shërbimin duke u dhënë jetë ambjenteve por edhe qytetit.