E – Albania u krijua si një zgjidhje për disa lloje shërbimi që eleminonin radhët e gjata të pritjes dhe mundësonin marrjen e cdo dokumenti edhe nga shtëpia apo biznesi, duke lehtësuar ndjeshëm qytetarët dhe biznesin.
Moshat e treta që nuk kishin mundësi apo akses në përdorimin e E – Albania u mbështetën dhe me të drejtë tek ADISA, agjensi e krijuar enkas për këtë qëllim por që pati jetë shumë të shkurtër.
Adisa u mbyll si shërbim për qytetarët dhe kjo ka bërë që të rritet shumë kostoja e atyre që kanë nevojë për këtë shërbim.
Nëse ka ndonjë mënyrë për ti ardhur në ndihmë kësaj kategorie është lehtësimi për këtë shërbim pasi i ndihmon si në aspektin kohor edhe atë ekonomik.