Reklame:

INCA prezanton në Divjakë programin për mbrojtjen e Ligatinave

Insituti per Ruajtjen e Natyrës dhe Biodiversitetit Shqipëri (INCA) ka organizuar ditën e djeshme në Parkun Kombëtar Divjake – Karavasta një trajnim për ngritjen e Kapaciteteve të NGO-ve Lokale me tematikë
ZHVILLIMI I PROGRAMIT TE EDUKIMIT MJEDISOR PER ZONAT
LIGATINORE

Takimin e hapi Genti Kromidha, drejtues i INCA-s i cili vlerësoi projektin dhe të pranishmit si dhe kërkoi përfshirjen e tyre në të gjitha nismat ku cënohet apo përfshihen interesat e banorëve si një kulturë e domozdoshme për vijimësinë e jetës në një komunitet dhe rolin e banorëve në ruajtjen e pronës publike dhe vecanërisht mjedisin e ligatinat sic janë ato të PKDK.

Horizont EU si OJF lokale ishte i pranishëm për tu informuar e bashkëpunuar në Konceptimin e lidhjes se ligatinave me pozicionin gjeografik në basen, përse quhen zona ligatinore dhe cilat janë vlerat e biodiversitetit për këto zona.

Të pranishmit morën shpjegim dhe u qartësuan për cdo pyetje nga lektore dhe specialiste për cështjen Emirjeta Adhami.
Lidhja e natyrës me kulturën lokale në zonat ligatinore, identifikimi i burimeve natyrore dhe lidhja e tyre me përdorimin lokal nga komuniteti si trashëgimi brenda një ligatine ishin vazhdimi i bashkëbisedimit me të pranishmit nga OJF-të lokale, Zyra Arsimore e mësuesit e pranishëm, përcjellës të gjithë informacionit tek brezat e rinj në shkolla, media, Peshkatarët e Zonës dhe AdZM, inspektorë të Parkut Kombëtar Divjakë – Karavasta, nën mbikëqyrjen e lektorëve.

Mjetet dhe materialet informuese që duhet të përdoren për zbatimin e një plani edukimi mjedisor në zonat ligatinore ishin pjesa më e rëndësishme e këtij trajnimi mjaft interesant I shoqëruar me hapa të tjerë si Identifikimi i hapave të një plani edukimi mjedisor në zonat ligatinore dhe përfshirja e brezit te ri në programet e edukimit mjedisor shoqëruar kjo edhe me prezantimin e planeve të hartuara nga grupet e punës për edukimin në zonën ligatinore të Karavastasë – Divjakë.

Krjimi i një programi të mirë organizuar e studiuar deri në detaje si dhe informimi sa më i plotë i banorëve të zonës por jo vetëm do të krijojë një klimë të fortë besimi tek banorët e për pasojë kjo do ta bëjë edhe factor rel në hartimin e politikave locale në ndihmë të pasurive publike locale në përgjithësi dhe ligatinave në vecanti. Horizont EU