Reklame:

35 vjet miliona euro donacione, 0 Rezultat: Blegtoria Shqiptare në rënie, shoqatat lavatriçe per eurot e europes!

 Në këtë video është një blegtor i ndershëm që kërkon ndihmë, sepse ndjehet i tradhtuar dhe i poshtëruar nga fabrikat e qumështit që sot kërkojnë t’i ulin çmimin pa asnjë arsye! Por ajo që e bën situatën edhe më të rëndë është heshtja e atyre që duhet ta ngrejnë zërin e blegtorëve!
Sot, shumë nga ato që quhen “shoqata të blegtorëve” nuk janë më zë i blegtorve  por janë kthyer në biznese të pista që qarkullojnë mijëra euro nga donatorë të huaj, gjoja për të ndihmuar blegtorinë shqiptare! Në të vërtetë, ata kanë rënë në gjumë me qëllim, sepse lekët e BE-së dhe të shteteve partnere të Shqipërisë po përfundojnë në xhepa privatë, e jo në fermat tona!
 E them me bindje të plotë: nga viti 2017 deri më 2023, pa pasur asnjë OJF, thjesht me një grup fermerësh vullnetarë nga Fieri, Lushnja, Vlora, Berati, Gjirokastra, Tepelena, Korça e më gjerë, ngritëm zërin në mënyrë të pastër, pa fonde, pa interesa të pista! Ne adresuam realisht çështjet e blegtorëve, ndikuam në ndryshime dhe denoncuam abuzimet me IPARD-in, ndërkohë që “shoqatat zyrtare” ishin të zëna duke numëruar eurot që marrin në emrin e blegtorve te shqiperisë.
OLAF, zyra europiane kundër mashtrimeve, dhe jo vetem por dhe prokurorite respektive te çdo shtetineuropian, duhet të vijë urgjent në Shqipëri! Ka ardhur koha të hetohen këto pseudo-shoqata që nuk kanë bërë kurrë një shkresë zyrtare për interesin e blegtorëve, nuk kanë kërkuar asnjë ndryshim ligjor, nuk kanë ngritur zërin as në media e as në institucione! Ata janë pjesë e problemit dhe jo e zgjidhjes!
 Hakun e blegtorëve mos e tallni! Gjyshi im thoshte: “Mos e tall djersën e fukarasë!” – dhe sot, këtë e them me dhimbje, sepse blegtoria shqiptare nuk po vdes nga mungesa e potencialit, por po vritet nga grykësia e atyre që flasin në emrin e blegtorve dhe bëjnë pazare mbi kurrizin e tyre !
 Si blegtor, si profesionist dhe si ish-organizator i lëvizjeve reale të fermerëve – nuk do hesht!
( webet e donatorve ne shqiperi )
Ervin Resuli/President i Urdhërit të Veterinerëve te Shqipërisë
https://www.facebook.com/share/v/1At3veMtwT/