Përmbajnë vitaminën D, e cila ndihmon në përthithjen e kalciumit, i cili është thelbësor për kyçet e forta dhe parandalimin e osteoporozës. Luftojnë plakjen, përmbajnë bakër dhe selen, të cilat kanë një veprim të shkëlqyer antioksidues.
Jo vetëm të mira dhe të shijshme, por kërpudhat janë shumë të pasura me vitamina. Janë burimi i mirë i vitaminave të grupit B, në veçanti i vitaminës B2 dhe B3, thelbësore për metabolizmin e yndyrave, sheqernave dhe proteinave dhe për ta mbajtur sistemin nervor të shëndetshëm. Furnizojnë trupin tonë me karbohidrate, të cilat japin energji. Kërpudhat janë burim i kaliumit, fosforit, magnezit, të çmuar për funksionimin e duhur të organizmit. Për më tepër, ata kanë një avantazh tjetër: ato janë të mira për kockat. Përmbajnë vitaminën D, e cila ndihmon në përthithjen e kalciumit, i cili është thelbësor për kyçet e forta dhe parandalimin e osteoporozës. Luftojnë plakjen, përmbajnë bakër dhe selen, të cilat kanë një veprim të shkëlqyer antioksidues.
Kaloritë
Kërpudhat janë shumë të mira edhe për personat në dietë. Janë një aleat i shkëlqyer i linjave të trupit, pasi përmbajnë rreth 90% ujë. Në 100 gramë kërpudha përmbajnë nga 20 në 25 kalori. Këshillohet të konsumohet rreth 80 gramë në ditë, dhe jo më shumë se dy herë në javë. Sa i takon gatimit, kërpudhat duhen të gatuhen gjithmonë me kujdes dhe pa kapak. Kjo lehtëson avullimin e toksinave që mund të krijojnë probleme.
Sëmundjet
Disa njerëz nuk i kanë shumë qejf kërpudhat por pasi të lexoni këtë shkrim do bindeni që t`i hani ato. Kërpudhat kanë efekte pozitive në organizmin tuaj, prandaj lexoni arsyet se pse duhet t`i konsumoni: Kërpudhat janë të mbushura me lëndë ushqyese. Është provuar se kërpudhat pakësojnë rrezikun e zhvillimit të sëmundjeve të zemrës. Një rënie 70% në rrezikun e krijimit të sëmundjes “Alzheimer”, kjo është vërejtur te njerëz të cilët konsumojnë kërpudha. Fibrat dietike vijnë në sasi të mëdha te kërpudhat. Këto fibra luajnë një rol të rëndësishëm në mbajtjen e rolit dhe funksionimit të zemrës. Ata i japin sistemit imunitar një nxitje të qëndrueshme. Kur kërpudha konsumohet çdo ditë, rreziku i kancerit ulet për të paktën 64%.
Kërpudhat luftojnë
Zvogëlojnë nivelin e kolesterolit
Enzimat dhe fibrat që përmban ndihmojnë në uljen e kolesterolin.
Parandalojnë kancerin e gjirit dhe të prostatës
Bashkërendimi i acidit linoleik dhe beta-glukanit në përmbajtje japin vetinë e aktivitetit antikanceror.
Rregullojnë sheqerin në gjak
Vlera ushqyese si dhe përmbajtja e saj me enzima dhe insulinë ndihmon në uljen e glukozës që përmbajnë ushqime të caktuara.
Përmirësojnë sistemin imunitar
Ergothionina, një nga antioksidantët natyrorë më të fuqishëm që përmban kërpudha, mbron kundër radikaleve të lira që ulin mbrojtjen e trupit.
Luftojnë aneminë
Hekuri i përfshirë në kërpudha lufton aneminë.
Zvogëlojnë presionin e gjakut
Arrihet për shkak të përmbajtjes së kaliumit. Përmbajtja e ulët e natriumit dhe e lartë e kaliumit ndihmon në parandalimin e presionit të lartë të gjakut.