Vlerat ushqyese të arrave braziliane:
Arrat Braziliane përmbajnë sasi të lartë kalorish, vitaminash, antioksidantësh dhe mineralesh.
Në 100 gr arra braziliane gjenden 656 kalori. Përmbajtja e lartë e kalorive, kryesisht vjen nga acidet yndyrore, dhe ofrojnë mbrojtje nga sëmundjet e arterieve koronare dhe sulmeve duke favorizuar një profil të shëndetshëm të lipideve në gjak.
Po kështu arrat braziliane janë burim shumë i mirë i vitaminës E, e cila është një antioksidant shumë i fuqishëm. Kjo vitamine eshtë e nevojshme për ruajtjen e integritetit të membranës qelizore të mukusit dhe lëkurës duke e mbrojtur nga radikalet e dëmshme.
Arrat braziliane përmbajnë nivele të larta të selenit. Në 100 gr arra ka rreth 1917 mg selen. Seleni ndikon në parandalimin e sëmundjeve koronare, cerozës së mëlçisë dhe kancereve të ndryshme.
Arrat baziliane nuk përmbajnë gluten dhe per kete jane ndihme shume e madhe per celiaket si dhe ata qe kane intolerance ushqimore ndaj glutenit. Përveç kësaj, arrat braziliane janë burim i shkëlqyer i grupit B-kompleks të vitaminave, si tiaminë, riboflavinë, niacinë, acid panthotenik, vitamin B 6 dhe acid folik ose B9 .
Vaji që nxirret nga këto arra braziliane, ka shumë aplikime tradicionale medicinale si vaj masazhues por edhe relaksues. Ka një erë të këndshmë të ëmbël por edhe shije të mirë. Efekti i saj zbutës ndihmon në mbrojtjen e lëkurës nga thatësia. Mund të përdoret në gatim, në aromaterapi, në industrinë farmaceutike dhe kozmetike.
Energjia, sheqernat, fibra dietetike, yndyra e ngopur, yndyra e pangopura, proteina, minerale, kalcium, hekur , magnez, magnez, fosfor, kalium, natrium, zink, acid oleik, acid anarcakardik. vitamina, B1, B2, B3, B5, B6, B9, C, D, E, K.
Përveç selenit përmbajnë edhe nivele shumë të mira të mineraleve, të tilla si bakri, magnezi, mangani, kaliumi, kalciumi, hekuri, fosfori dhe zinku. Bakri ndihmon në parandalimin e anemisë dhe osteoporozës. Mangani është shumë i rëndësishëm për enzimat antioksiduese.
Dobitë shëndetësore të arrave braziliane
Forcojnë sistemin imunitar.
Ruajnë nivelin e presionit arterial të gjakut
Luftojnë qelizat tumorale dhe radikalet e lira.
Ndihmojnë për kurimin e kancerit të zorrës së trashë.
Përmirësojnë shëndetin e zemrës dhe parandalon sëmundjet e saj.
Ruajnë shëndetin e kockave.
Përmirësojnë shëndetin e flokëve.
Ndalojnë prishjen e dhëmbëve dhe mbron mishrat e tyre.
Ndihmojnë për lehtësimin e gjumit.
Ruajnë sistemin nervor.
Ndihmojnë për uljen në peshë.
Parandalojnë aneminë.
Ndihmojnë në uljen e rrezikut të Diabetit tipit 2.
Ndihmojnë në formimin e indeve të dëmtuara nga kimioterapia.
Ndihmojnë në formimin e qelizave të kuqe të gjakut.
Dobitë e gjetheve të arrave braziliane
Ul nivelin e sheqerit në gjak.
Ndihmojnë në kurimin e dhimbjeve të gjirit.
Kurojnë ulçërat e gojës si dhe dhimbjet e fytit.
Kujdes!! – Nuk këshillohet tek ata që vuajnë nga veshkat.
Tek disa njerëz mund të shkaktojë alergji si: skuqje të lëkurës, ënjtje rreth gojës dhe zë të ngjirur.
Nëse e tepron me konsumimin e saj mund të shkaktojë të vjella, diarre dhe kollë.