Reklame:

Çmimet e reja të referencës per Bashkine Lushnje

Në projektligjin “Për miratimin e metodologjisë, rregullave dhe procedurave për përcaktimin e vlerës së taksueshme të pasurisë së paluajtshme “ndërtesa”, llogaritjen e taksës mbi ndërtesën dhe pagesën e saj”, propozohet ndryshimet e çmimeve të referencës për të gjitha qarqet e Shqipërisë, përjashtuar 32 zonat kadastrale të Tiranës dhe njësitë administrative, çmimet e të cilave ndryshuan në muajin korrik 2023.

Projektligji është publikuar në konsultimet publike nga Ministria e Financave dhe parashikohet të nisë zbatimin nga 1 janari 2026.

Në Qarkun Fier, pjese e te cilit eshte edhe Lushnja rritja e çmimeve varion nga 8 në 22%.

Qendra Urbane Lushnjë

Zona nr.1 përfshin rrugët “Vath Koreshi”, “Misto Mane”, “Roza Haxhiu”, Bulevardi Kongresi i Lushnjës  çmimi 47,000 lekë/m2

Zona nr.2 përfshin rrugën Lushnjë Ballagat çmimi 45,571 lekë/m2

Zona nr.3 përfshin rrugët “Lazgush Poradeci”, “Koli Bozo”, Vath Koreshi”, “Adem Haxhiu” çmim 49,000 lekë/m2