Reklame:

Bruksel, një pemë për çdo fëmijë të lindur brenda qytetit

Një plan klimatik nga qyteti i Brukselit ka premtuar të mbjellë një pemë për çdo fëmijë të lindur brenda kryeqytetit belg.

Sipas parashikimeve do te mbillen rreth 2000 pemë çdo vit.

Projekti është projektuar për të zbutur efektin e emetimeve të CO2, për të ndihmuar në ripyllëzimin dhe për të rritur biodiversitetin.

Zyrtarët thanë për Euronews se pemët do të mbilleshin në Senegal.

Qyteti po përpiqet gjithashtu të reduktojë emetimet e gazrave serrë, të rrisë përdorimin e burimeve të ripërtëritshme dhe të përmirësojë efikasitetin e energjisë.