Reklame:

Kamomili, ilaç per dhimbjet e barkut

Kamomili njihet për shumë të mira shëndetësore, përveç shijes së tij të mirë si çaj.

Ndër të mirat më të mëdha nga përdorimi i kamomilit është ndikimi që ka në lehtësimin e dhimbjeve të barkut.

Një produkt i përgatitur me kamomil dhe ilaçe të tjera bimore ka rezultuar i mirë për lehtësimin e dhimbjeve të stomakut, ulcerës, të përzierave dhe të vjellave.

Kamomili ka fuqinë që të lehtësojë dukshëm dhimbjet e barkut, apo edhe të largojë tërësisht dhimbjet nëse nuk janë aq të forta.

Zakonisht përdoren lulet e thara të kamomilit, që pasi ziejnë në ujë të ngrohtë, konsumohen në formën e çajit. Kamomili ka veti qetësuese.

Ja përse këshillohet të pihet para se të flenë nga të gjithë ata që vuajnë nga pagjumësia ose nuk bëjnë gjumë të qetë:

Ai ndihmon në tretjen dhe problemet me zorrët, qetëson dhembjet e barkut, është anti-inflamator, lehtëson dhembjet menstruale dhe problemet me dhembjet e kokës.

Një tjetër funksion ka të bëjë me eliminim e gazrave të tepërta nga zorrët dhe shpesh u shtohet shampove dhe balsameve për shkak të vetive ushqyese te flokët.

Eektet pozitive janë ndier edhe te spazmat muskulore dhe problemet reumatizmale.

Stabilizon zorrët në rast diarreje dhe përdoret në rast të irritimeve apo infeksioneve në rrugët urinare, për të mos folur për qetësimin e sistemit nervor.

Për përdorim të jashtëm ai rekomandohet kundër problemeve me lëkurën, sidomos ekzemat dhe largimin e skuqjes së syve.

Me sa kemi parë dhe dëgjuar, është një bimë që me vetitë e saj vetëm na shëron