Reklame:

Hirra, kura me e mire per problemet e melçise dhe pastrimin e gjakut

Hirra e qumështit dhe e kosit është një nga produktet më mirëbërëse dhe funksionon shumë mirë si kurë natyrale për shëndetin. Hirra është e pasur me tetë minerale, vitamina kryesisht ato të grupit B, aminoacide, enzima dhe shumë elemente të tjera të shëndetshme.

Nga studimet rezulton se hirra përmban 16 lloje proteinash. Por mbi të gjitha, hirra pastron mëlçinë dhe është pastruese për gjakun dhe gjithë trupin.

Hirra për problemet e mëlçisë

Studime të reja të botuara në revistën ‘Clinical Nutrition’ tregojnë se hirra ndihmon fort për të zvogëluar rrezikun e sëmundjes së mëlçisë së dhjamosur dhe sëmundjeve të zemrës. Pas vetëm katër javëve të shtimit të proteinave të hirrës në ushqim, të dhënat kryesore të yndyrave të gjakut u përmirësuan në mënyrë të fortë tek pjesëmarrësit. Përdorimi i hirrës uli ndjeshëm sasinë e yndyrës brenda qelizave të mëlçisë së dhjamosur.

Ekipi mjekësor i Universitetit të Lozanës në Zvicër i cituar nga AgroËeb.org sugjeron fuqishëm se proteina e hirrës arrin të jetë një mënyrë efikase për të luftuar sëmundjet e mëlçisë.

Hirra për pastrimin e gjakut

Megjithëse nuk i japim gjithmonë vëmendje mëlçisë, hirra është e rëndësishme për pastrimin e gjakut duke pastruar kimikatet e dëmshme dhe toksinat. Sipas shkencëtarëve, ka një lidhje mes problemeve të mëlçisë së dhjamosur dhe cilësisë së gjakut. Pasojat sjellin probleme të metabolizmit dhe të lidhura ngushtë me nivelet e larta të triglicerideve dhe kolesterolit të keq.

Hirra për mbajtjen e trupit në formë

Është fakt i njohur se proteina ndihmon me mbajtjen nën kontroll të formës së trupit. Ajo është ushqyesi që e ngop më shumë organizmin nga gjithë të tjerët. Në mjaft studime, ngrënia e proteinave në masën 25% të konsumit të kalorive ditore ul me 60% urinë për të ngrënë.

Studimet kanë treguar se zëvendësimi i burimeve të tjera të kalorive me proteina hirre, të kombinuara me aktivitet të fortë fizik, mund të sjell ulje peshe prej rreth 3,5 kg në mënyrë krejt natyrale për 3 muaj. Dhe kjo duke mbajtur në ekuilibër masën muskulore. Nëse jeni duke u përpjekur të humbni peshë, atëherë një shtojcë e proteinave me hirrë ju ndihmon të mbani trupin në formë dhe të ruani masën e çmuar muskulare.

Hirra mund të përdoret si nga të rriturit ashtu edhe nga fëmijët

Të vegjëlve i përzihet me lëngje frutash me qëllim që të mësohen me shijen e veçantë të hirrës. Një shishe 1 litroshe me hirrë kushton 50 lekë. Por mund ta bëni edhe vetë në shtëpi, me stilin e prerjes së qumështit. Mund të konsumoni një litër në dy ditë, por sasia edhe mund të shtohet deri në një litër në ditë.

Përgatitja në shtëpi:

Zieni një litër qumësht, e kur të jetë në vlim e sipër hidhini një pikë limon që të pritet. Lëreni të ftohet dhe ndani veç lëngun e tejdukshëm që ngjitet sipër, pra hirrën.