Bashkia Divjakë po vijon punen e saj ne sherbim te komunitetit te saj jo vetëm për të mbajtur premtimet e dhëna por edhe për ti ofruar banoreve disa shërbime të cilat janë jetësore, sic është uji i pijshëm, ndricimi, pastrimi i kanaleve dhe infrastruktura rrugore.
Sherbime bazike te cilat i kane munguar ne rreth 30 vite demokraci nuk mendoi njeri te vinte dorë.
Pas Çermë Sektorit ku janë bërë disa investime të rëndësishme dhe do vazhdohen të bëhen të tjera, puna vijon me ndriçimin ne Sulzotaj dhe në Cermë Pasha. Ndriçimi i rrugeve i jep nje gjalleri dhe nje siguri banoreve te ketyre fshatrave, te cilet kufizonin levizjet e tyre si pasoje e erresires. Sipas burimeve prane kesaj bashkie, puna do te vazhdoje deri sa të ndriçohen të gjithë fshatrat e bashkisë Divjake siç eshte premtuar me pare nga kryetari i saj Fredi Kokoneshi.