Presionet e ndryshimeve klimatike dhe rritja e popullsisë mund të shkaktojnë mungesen uji në shumicën e Shteteve të Bashkuara, tha të enjten hulumtimi paraprak i mbështetur nga qeveria.
Një numër shkencëtarësh deklaruan në revistën “Earth’s Future”, se deri në vitin 2000 jane thare më shumë se 96 pellgje uji nga 204 që furnizojnë pjesën më të madhe të vendit me ujë të ëmbël.
Basenet e prekura mbulojnë pjesen qendrore dhe jugore të vendit, Jugperëndim dhe shtetet malore Rocky Mountain, si dhe pjesë të Kalifornisë, Jugut dhe Midwest.
Mungesa e ujit do të rezultojë nga rritja e kërkesës nga një popullsi në rritje, si dhe nga tkurrja e sasive të reshjeve dhe avullimi më i madh i shkaktuar nga ngrohja globale.
Një mënyrë për të lehtësuar presionin mbi pellgjet e ujit do të ishte zvogëlimi i ujitjes për bujqësi, thanë shkencëtarët.
Sektori i bujqësisë mund të konsumojë më shumë se 75 përqind të ujit në Shtetet e Bashkuara, thanë ata.
Në mënyrë të veçantë, shkencëtarët thonë se fermerët mund të shkurtojnë ujin e tyre të kulturave industriale të përdorura kryesisht për ushqimin e kafshëve dhe biokarburanteve, si misër, soje, melekuqe, etj.
Autorët i bazuan gjetjet e tyre në projeksionet e modelit kompjuterik.
Studimi është pjesë e hulumtimit të kryer për të prodhuar Vlerësimin e Aktit të Planifikimit të Burimeve, një raport mbi statusin e burimeve të rinovueshme të vendit që duhet të publikohen çdo 10 vjet pas një akti të Kongresit të vitit 1974.
Rezultatet e raportit paraprak janë në kundërshtim me skepticizmin e presidentit amerikan Donald Trump ndaj ndryshimeve klimatike.
Trump njoftoi se do të tërheqë Shtetet e Bashkuara nga Marrëveshja e Parisit 2015 për të luftuar ndryshimet klimatike. Ai gjithashtu ka rikthyer mbrojtjen e mjedisit dhe klimës së epokës së Obamës për të rritur prodhimin e lëndëve djegëse vendase.
Në normën e tanishme të ngrohjes, temperaturat e botës ka të ngjarë të arrijnë 1.5 gradë Celsius (2.7 gradë Fahrenheit) mbi nivelet para-industriale diku midis viteve 2030 dhe 2052, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara të botuar vitin e kaluar.