Reklame:

Nje trilion peme mund te pastrojne nje dekade emetimi te CO2

Ndërkohë që normat e ndotjes kanë arritur një nivel të lartë, sidomos në qytetet e mëdha, shkencëtarët po kërkojnë mënyra për të shpëtuar planetin tonë para se të bëhet i pabanueshem. Një studim i kohëve të fundit ka gjetur se përmbysja e fatit të planetit tonë është aq e lehtë sa mbjellja e pemëve. Por, nuk mund të jetë si shëtitje në park, veçanerisht pas llojit të dëmtimit që njerëzimi i kane bërë planetit për mijëra vjet.

Studiuesi me bazë në Zvicër Thomas Crowther thotë se mbjellja e një numri të madh pemësh, 1.2 trilionë, mund të shpëtojë planetin Tokë dhe banorët e tij.

Gjetjet e hulumtimit të tij, të paraqitura në Asociacionin Amerikan për Konferencën e Avancimit të Shkencës në Uashington DC , argumentojnë se mbjellja e pemëve shtesë është një nga mënyrat më efektive për reduktimin e gazrave serë.

Duke kombinuar të dhënat e inventarizimit të pyjeve nga 1.2 milionë lokacione nëpër botë dhe imazhet satelitore, shkencëtarët vlerësojnë se ka 3 trilion pemë në Tokë, e cila është në fakt shtatë herë më shumë se vlerësimet e mëparshme. Por shkencëtarët theksuan se ka shumë ish tokë pyjore që njerëzit kane shpyllezuar për të krijuar tokë bujqësore ose vendbanime.

Crowther, i cili punon në ETH Cyrih, pretendoi se mbjellja e më shumë se një trilion pemë në mbarë botën do të anullonte gati një dekadë emetimet e CO2. Ai, megjithatë, shtoi se sfida e vërtetë do të ishte fshirja e të gjithë gjurmëve të karbonit që ka dalë që nga revolucioni industrial.