Shumë studime të kryera në Kinë, Spanjë e SHBA kanë ardhur në përfundimin se biodiversiteti i insekteve dhe artropodave të ngjashëm nuk bie si pasojë e orizit, pambukut dhe fushave me misër të modifikuara gjenetikisht (GM), pavarësisht deklarimeve dhe brengave nga aktivistë të ndryshëm që janë kundër përdorimit të teknikave precize për të përdorë gjene natyrale për të ulur përdorimin e pesticideve.
Një studim i ri nga Afrika e jugut i publikuar në “Environmental Entomology” tregon rezultate të ngjashme se biodiversiteti është i njëjtë në të gjitha kulturat tradicionale bujqësore.
“Synimi i studimit ka qenë përpilimi i një liste të artropodave që gjenden në misër në Afrikën e jugut dhe të krahasohet diversiteti dhe bollshmëria e artropodave në misrin GM dhe atë jo-GM”, thonë autorët.
Sipas tyre, rezultatet nga ky studim dy-vjeçar kanë bërë me dije se bollshmëria dhe diversiteti i artropodave në misër dhe në kultura tjera bujqësore nuk janë prekur nga GM