I bukur dhe i fuqishëm, me trup të vogël ngjyrë kafeje, faqe të kuqe, krahë të verdhë, këngëtar me zë të fuqishëm dhe të bukur. Këto janë karakteristikat e zogut të quajtur Gardelina, i cili më parë dëgjohesh pothuajse në çdo qytet, por tani jo me, pasi njerëzit po e zhdukin atë. Kapen në mënyrë ilegale dhe shiten në tregje për personat që i mbajnë në kafaze si dekorim shtëpie. Më e keqja, në mënyrë masive importohen në vendet evropiane, madje edhe për tu servuar edhe për ushqim në restorantet elitare.
Në tregun e Komunës së Shutkës në Shkup, gardelinat e egra dhe shpendë të llojeve tjera, shiten me të madhe me çmime simbolike prej 1 deri në 5 euro.
Institucionet dhe inspektoratet e ndryshme shtetërore të Maqedonisë, Bullgarisë dhe Shqipërisë, bëjnë përpjekje për të parandaluar tregtinë ilegale të zogjve, por jo edhe aq sa duhet, duke pas parasysh se shiten publikisht në tregje, në rrjete sociale dhe faqe të ndryshme interneti për tregti.
Në Maqedoni, Gardelina dhe shpendët tjerë këngëtarë janë të mbrojtur me tre ligje. Ai për Gjueti, Ligji për Mbrojtjen e Natyrës dhe Kodin Penal. Dënimet për gjuetarët dhe shitësit e këtyre zogjve janë prej 500 deri në 1500 euro, thotë Zoran Vuiqit, inspektor i lartë për gjueti në Inspektoratin Shtetëror për Pylltari dhe Gjueti.
Deri më tani janë aplikuar dënime për shumë persona të cilët janë kapur në flagrancë duke kapur zogj, por kjo nuk rezulton me ndonjë zgjidhje pasi nuk është e sigurt nëse gjuetarët kanë paguar gjobat. Duhet ndërmarrë masa më të mëdha nga policia urbane për të intervenuar në tregjet ku shiten gardelinat, dhe të ngrihet edhe vetëdija e njerëzve për të mos blerë zogj të egër në këto tregje.
Problem më i madh për këtë lloj zogu është eksporti ilegal në Greqi.
Ky fenomen i kapjes dhe shitjes ilegale të gardelinave është i përhapur edhe në Shqipëri, shprehet kështu Mirjan Topi nga Shoqata e Ruajtjes dhe Mbrojtjes së Mjedisit Natyror në Shqipëri
“Shpendët që kapen në Shqipëri tregtohen në mënyrë te paligjshme ka dëshmi që edhe trafikohen kryesisht ne Greqi, Itali dhe Kosove”, thotë Topi.
Nga Inspektorati Shtetëror i Mjedisit dhe Policisë së Shqipërisë së fundi janë kryer disa aksione të gjuetarëve dhe të trafikantëve të 300 gardelinave në fillim të këtij viti, të cilët tentonin të kalonin kufirin me Kosovën.
Situata e njëjtë paraqitet edhe në Bullgari, Dimitri Gradinarov i cili punon për Shoqatën Bullgare për Mbrojtjen e Shpendëve, thotë se duhen ligje më të rrepta me gjoba më të larta për gjuetarët ilegalë të gardelinave.
“Sigurisht që kemi problem me gjuetarët profesionist të gardelinave dhe zogjve tjerë dhe i shesin apo trafikojnë drejt Serbisë, dhe më pas përfundojnë edhe në Evropën Perëndimore kryesisht në Angli. Kështu që problemi është mjaftë serioz . Praktikisht është shumë vështirë të punohet në këtë sferë dhe po aq e vështirë është të dëshmohet një gjë e tillë, është e pa mundur të ketë përparim pa pjesëmarrjen e organeve shtetërore. Ne këtë në mënyrë efektive e bëjmë duke dërguar alarme dhe duke regjistruar problemin. I drejtohemi inspektoratit rajonal, ata dalin në teren i kapin gjymëtarët, shkatërrojnë mjetet e kapjes, i regjistrojnë zogjtë dhe më pas i lëshojnë. Por problemi më serioz ndoshta është trafikimi i zogjve dhe atje duhet bashkëpunim me kontrollin kufitar. Sipas informacioneve që kemi çmimi i gardelinave në tregun evropian është shumë i lartë, kjo ndodh për shkak se deri në Angli zogjtë kalojnë dy-tre duar. Është me rëndësi që të punohet në një nivel më strategjik dhe në veçanti të kontrollohen kufijtë e dimë se në Serbi ka një treg të madh, dhe lihet përshtypje se kemi të bëjmë me një nivel ndërkombëtarë të trafikimit të zogjve. Gjithashtu problemi është se dënimet janë shumë të ulëta dhe ato kanë vetëm efekt parandalues, shitësit nuk do të tërhiqen vetëm nëse e dënon me 20 levë (Valut Bullgare), i merr zogjtë dhe rrjetin. Ai muajin e ardhshëm do të dalë përsëri të gjuajë”, thotë Gradinarov.
Gjendja e njëjtë paraqitet edhe në Greqi, Kosovë dhe Sërbi.
Shpendët që më së shumti kapen:
- Gardelina, Goldfinch,Stiglica (Carduelis carduelis)
- Kërpëza (Carduelis cannabina)
- Glebërushja (Carduelis chloris)
- Cërla Dimërake (Carduelis Spinus)
- Zogu I barit (Serinus serinus)