Reklame:

Kalendari i Bujkut per muajin Mars

Të nderuar prodhues  dhe specialistë të bujqësisë ! Ne kete material do gjeni keshilla per ruajtjen dhe trajtimin e bimeve dhe pemeve ne muajin mars.

Ngricat e dimrit janë të shëndetëshme për shëndetin e  bimëve  dhe njerzëve, sepse kufizojnë rezervën biologjike  të parazitëve që dimërojnë në natyre.

Cfar mund  të  bëjmë që të zbuten dëmet e mundëshme të kësaj klime?

-Në pemët frutore  të përfundojnë shpejt trajtimet e fundit dimërore neqoftese nuk i keni kryer me pare.

-Trungjet e pemëve lyhen me gëlqere edhe pse mund te jene lyer me pare, sepse gelqerja eshte hequr nga shirat..

-Kryhen kullimet që të paraprijmë ndonjë përiudhe  me shira të menjëhershme

-Bëhet kujdes për higjenizimin e mjedisit  nga mbetjet bimore,dhe barerat e egra sepse priten infeksione  më të larta pranverore

-Higjenizimi i mjedisit Brenda  dhe jasht serrave  nga barërat e egra strehuese për dëmtues të tillë  si krahëbardha, tenja perimeve (Tuta absoluta), këpushat  e tripset, kërmilli  pa  dhe me guackë etj

-Duhet shtuar kujdesi për mijtë  e arave   sepse  nuk ka pasur shira të bollshëm që shkaktojnë asfiksinë e tyre.

-Deri tani duhet menduar për planin e trajtimeve, programin e trajtimeve dhe nevojat për produktet e mbrojtjes  së bimëve dhe plehrave që lejohen në bujqësinë biologjike.

E sinkronizuar me perfeksion  me bimët fillon dhe gjallërimi i parazitëve  që ushqehen mbi to. Ne do përballemi me to jo për ti zhdukur, por për ti mbajtur nën kufirin e dëmit ekonomik.

Nga vrojtimet shumëvjeçare nga Shkodra, Shqipëria Qëndrore e deri në Sarandë bimët do të ndodhen në këto faza:

Bimët Faza bimës Parazitët që ofrohen në ketë kohë Në zonën  veri-lindore (Dibër)Juglindore (Korçë)
Dardha Lulëzim i plotë Kroma, grerëza  frutave të reja, Botonizimi -paralulëzim
Kumbullat e egra  të vendit Lulëzim i plotë Nuk kanë probleme fitosanitare Botonizim
Molla Fillimi çeljes  së gjetheve Kroma  e mollës  dhe afidi deformimit gjetheve  dhe frutave(D.plantagynea) Fryerja  e suthave.Pushi bardhe  mbi sytha
Arra  Fillimi çeljës  së lularëve Nuk ka ndonjë problem,por këpushet galëformuese fillojnë  e aktivizohen Butonizim
Kumbulla  Fillimi çeljes gjetheve  dhe butonizimi Afidet Bitonizim
Hurma Fillimi çeljes  së gjetheve Nuk ka asnje shqetesim fitosanitar
Ftoi Butonizim-paralulëzimi Kalbëzimi, (Monilia e luleve  dhe e frutave të reja) Fillimi çejles gjetheve
Hardhia Fryerja  e sythave prag çeljes  së gjetheve Javën e parë  të sapoçeljes  së gjetheve  fillon  hiri Qetësi dimërore
Kumbullat e hershme Lidhja frutit Grerëza  e frutave të sapolidhur.Sapo bien petalet disa kultivarë duan trajtime me insecticide sistemike ose citotropike (që përthithen nga indet e bimës) Fillimi lulëzimit
Ulliri Butonizimi  sapo ka filluar Syri Palloit ne gjethet e ullirit do aktivizohet  fuqishëm kur këtë vit klima është  e pasur me reshje Nuk rritet
Qershia Lulëzim Afidet, specia Cerasi Fryrje sythave

Bima e Mollës  : Dhjetëditori parë i muajit Prill në zonën bregdetare

Këtë periudhë  molla sipas  përvojës do të jetë në fazën e butoneve jeshil.

Në këtë fazë  duket  sëmundja  e kromës  së mollës (V.inaqualis)

Gjatë këtij dhjetëditori nevojitet të bëhen dy trajtime me fungicide me veti parambrojtje.Trajtimet përsëriten  sipas kushteve të motit pas 10-14 ditëve, por nëse  pas trajtimeve bien mbi 15 mm shi trajtimet përsëriten, sepse shplahet shtresa e mbullura me fungicide.

Hardhia.

Gjatë dhjetëditorit të parë  do  te dalin gjethet  e para. Në këtë kohë sëmundja kryesore është hiri miceli i të cilit aktivizohet sapoçelin gjethet e reja. Trajtimet e hershme janë efektive, por ende nënvleftësohe. Nuk lind nevoja  e përdorimeve të kombinimeve  edhe për vrugun. Vrugu pritet  vetëm pas gjysmës së parë të muajit prill, madje edhe më vonë.

Dardha.

Kroma dhe grerëza  janë parazitët kryesor  këtë dhjetëditor. Kombinimet e fungicideve për mbrojtjen nga kroma me insekticidet sistemik ose citotropikë kundra grerëzës.

Ulliri 

Syri i palloit  do jetë në aktivitet biologjik. Trajtimet  me fungicide  kryesisht me ato me bazë bakri janë të domozdoshme sidomos  në kultivarë të tillë te prekeshem si Kalinjoti, Ulliri i Bardhi i Tiranës, Kokërrmadhi Beratit, dhe Bella-di Spanja. Kultivarët  e grupit Frantojë  nuk preken nga syri palloit dhe për këtë mund të shmangen edhe trajtimet me fungicide.

Gjatë mbjelljeve të reja të shmangen fidanat e infektuar  nga sëmundjet  sidomos nga toberkulozi.

Në zonën Verilindore dhe Juglindore

Molla

Në këto zona  molla do te jetë  sipas kushteve të klimës  në fazën e butonave jeshil, pra  faza 2 dhe 3  në fotot e fazave të mollës që paraqiten më sipër.

Në këtë  dhjetëditor duhet të kryhet një trajtim me fungicide parandaluese.

Trajtimet përsëriten  sipas kushteve të motit pas 10-14 ditëve, por nëse pas trajtimeve bien mbi 15 mm shi trajtimet përsëriten, sepse shplahet shtresa e mbullura me fungicide. Kur infeksioni ka ndodhur  dhe sëmundja  e kromës është në inkubacion, trajtimet kryhen me fungicide  me veti sistemike.

Në kultivarët që janë të prekshëm nga hiri bashkë me trajtimet  për kromën shtohen edhe fungizide anti –hire.

Këshilla  të përgjithëshme  dhe  të përhershme , standarte

Këmbehen lëndët aktive (vepruese)  dhe  jo emrat  e produkteve  për mbrojtjen e bimëve. Kjo shmang fitimin e rezistencës parazitëve.( fermerë: kur  bleni  produktet tregoni  fitofarmacistëve se kur  dhe me çfar produkti  e keni  bërë  trajtimin e fundit)

Të nderuar Fitofarmacistë!

Pyesni ju lutem  fermeret  kur ato vijnë  për blerjen  e produkteve për mbrojtjen e bimëve, se kur  e kanë bërë trajtimin e fundit ndaj një paraziti të  caktuar  dhe me cilin produkt e kanë  kryer trajtimin. Kështu ju do ta këshilloni më drejtë blerësin. Për produktin që duhet të blejnë, këmbimin që duhet të bëjnë .Këshillat tuaja janë shumë të vlefshme. Ju keni kontakte shumëherë më të shpeshta   me fermerët se sa vetë shërbimi këshillimor.

-Të nderuar fermerë !

Kur  bleni produktet e mbrojtjes  së bimëve  më parë  tregoni fitofarmacistëve   mbi gjendjen e bimëve  që keni,infeksionet që kanë bimët, produktin e fundit që keni përdorur, dhe sa ditë keni që  e keni përdorur. Pyesni fitofarmacistët   për fazat që ndodhen insektet  dhe sëmundjet kryesor(psh, Ju lutem thoni ; në çfar faze ndodhet  tenja  e rrushit, miza ullirit, krimbi mollës ?  Kjo ju orienton  nëse jeni në kohë për trajtime ose  do prisni dhe pak ose jeni me vonesë.

-Vrojtoni  bimët  për  ti marë masat  në kohë. Jo çdo lloj infeksioni në  fushë justifikon  masat  mbrojtëse. Merni parasysh  kufijtë e dëmit ekonomik.

Kufiri i demit kritik ekonomik duhet interpretuar para vendimarrjes për trajtime.

-Teknika  trajtimeve  ka në dorë  një pjesë të madhe të rezultatit  të  masave mbrojtëse. Sasia tretësirës, doza  produktit, shpejtëseia ecjes mjeteve, përzieresit e pompave, diametrat  e sprucatorëve  spërkatës, të  gjitha duhen pasur parasysh e duhen harmonizuar sa me mirë.

Të nderuar specialistë  e fermerë !

Shpresojmë që ndihmesa jonë modeste të jetë e dobishme për ju.