Reklame:

Çfare duhet te dini per fosfatet – aditivi i rrezikshem i cili gjendet ne produktet ushqimore

Fosfatet gjenden në formë aditivësh në shumë artikuj ushqimor. Edhe pse ekzistojnë shumë studime të cilat i lidhin këto bashkime kimike me karcinomet, madje edhe me sindromën e vdekjes së hershme, nuk dihet saktësisht sa fosfor futet në këtë mënyrë në organizëm.

Pra, çfarë janë fosfatet?

Fosfori është mineral i cili gjendet në shumë artikuj me proteina siç janë mishi, vezët dhe peshku dhe nevojiten për punë të mirë të veshkave, si edhe për ndërtimin e muskujve dhe eshtrave.

– Gjendet pothuajse në çdo qelizë të organizmit tuaj – thotë nutricionistja Jessica Cording e cila shton që ai shpesh është në koleracion me kalciumin dhe që bashkë me të i bën konkretisht eshtrat të forta.

Nga ana tjetër, fosfatet nuk janë bashkime natyrale. Ato janë derivate të fosforit të cilat në mënyrë artificiale në formë aditivi u shtohen ushqimit.

Gjenden në djathëra si emulgatorë për përzierje të ujit dhe vajit, në pije të gazuara, çaje të ftohta, në qumështin pluhur, kafe, puding.

Ajo që është befasuese është që gjendet në mishin e shpezëve dhe të derrit, si edhe në frutat e detit.

Fosfatet përdoren edhe për ngjyrosje të ushqimit.

Cili është dallimi midis fosforit natyral dhe aditivit?

Trupi ynë ka mundësi të absorbojë midis 50 dhe 60 për qind të fosforit natyral nga ushqimi që e hamë. Mirëpo, kur është fjala për aditivët ajo shifër shkon edhe deri në 90 për qind.

– Kur është fjala për ushqimin natyral, fosfori më së shpeshti lidhet edhe me disa minerale, p.sh., kalciumin i cili vështirë lidhet, derisa si aditivë lehtë përpunohen dhe edhe më lehtë thithen në organizëm – thotë nutricionistja Cording dhe shton që kjo do të thotë stërngopje e organizmit, përkatësisht shtresim i panevojshëm i bashkimit të krijuar artificialisht.

Kështu rrënohet balanca midis fosforit dhe natriumit dhe pengohet absorbimi i drejtë i mineralit tjetër.

Rast i njëjtë është edhe me magnezin. Duhet përmendur që sasia e pamjaftueshme e natriumit dhe magnezit paraqet rrezik të madh për sëmurje të organizmit nga sëmundje të rënda.

A ekziston rreziku për shëndetin nga marrja e fosfateve?

Në artikuj më së shpeshti gjendet fosfat-natriumi, i cili gjendet në pothuajse 6.000 artikuj të cilët janë verifikuar, mirëpo t’ju rikujtojmë që shumë kompani fare nuk matin nivelin e fosfatit në ushqim.

Fosfat-natriumi mund të jetë i rrezikshëm për punën e veshkave tuaja, por edhe mund të çrregullojë pasqyrën e gjakut në organizëm, me çka rrënon drejtpërdrejt punën e tij.

– Fosfori në formë aditivi i cili lehtë absorbohet është treguar që rrënon shëndetin e sistemit kardiovaskular, por mund të ndikojë edhe në përqendrimin tepër të madh të kalciumit në gjak gjë që krijon trombë – thotë Cording dhe shton që kjo nuk është e gjitha.

38612166 – woman shopping in a supermarket

Në të vërtetë, është dëshmuar që fosfatet ndikojnë në ngritjen e shtypjes së gjakut dhe kështu shkaktojnë rrezik gjithnjë e më të madh nga pika në tru.

E vetmja gjë që është kontestuese është ajo që pothuajse të gjitha studimet bazohen në lidhjen e fosforit me sëmundjet, mirëpo asnjëra nuk zbulon shkaktarin e reaksionit të tillë të organizmit ndaj këtij bashkimi.

– Ajo që është dëshmuar që njerëzit, organizmat e të cilëve absorbojnë më shumë fosfate, marrin më shumë ushqim të përpunuar sesa produkte të freskëta – thotë nutricistja Christy Brissette.

 

Sa është e lejuar të futen fosfate në organizëm?

Brissette shpjegon që norma e marrjes së fosfateve është rreth 700 mg.

Shkencëtarët supozojnë që njeriu mesatar sot merr së paku sasi të dyfishtë të fosfateve nga sasia e lejuar.

Si të shmangni fosfatet?

Më së miri do të ishte që fare të mos merrni produkte të përpunuara, sepse nuk ekziston garancia që nuk përmbajnë këto materie.