Sipas komunikatës së Shoqatës së Produkteve dhe Eksportuesve të Detit të Zi në periudhën 1 shtator 2018 – 28 shkurt 2019 një kuintal (100 kg) me lajthi standarde natyrale është këmbyer mesatarisht me 623 dollarë.
Në këtë periudhë 6-mujore Turqia ka eksportuar në total 167 mijë e 705 tonë lajthi dhe ka siguruar nga ky eksport 954 milionë e 265 mijë e 842 dollarë të ardhura, sipas të njëjtës komunikatë.
Sezonin e kaluar për të njëjtën periudhë eksporti i lajthisë ishte realizuar në 171 mijë e 27 tonë duke i sjellë vendit 1 miliardë e 86 milionë e 796 mijë e 622 dollarë të ardhura.