Reklame:

Leng thanash per pastrimin e veshkave

Thana përdoret shumë në mjekësinë alternative sidomos kokrrat, gjethet dhe bërthamat e frutave. Kokrrat e thanës kanë një shije paksa të hidhur, por janë të pasura me shumë element ushqimore.

Ato përmbajnë rreth 10% sheqer, acide organike, vitaminë C etj.

Sipas një studimi kanadez ku morën pjesë 50 fëmijë është arritur në përfundimin se lëngu i thanës, përmban sasi të lartë proantocianidesh, që ulin riskun e infeksionet të përsëritura të sistemit urinar tek fëmijët.

Përveç që janë të pakëndshme, nfeksionet e përsëritura të sistemit urinar te disa fëmijë mund të shkaktojnë edhe dëmtimin e veshkave, prandaj mjekët për t’i parandaluar përshkruajnë antibiotikë.

Por antibiotikët mund të kenë efekt anësore dhe pirja e tyre ndikon në zhvillimin e baktereve rezistente, kështu lëngu i thanës mund të jetë alternativa më e mirë.