Reklame:

Hidrovori Bicukasit nuk ndez pompat duke përmbytur qindra ha toke!

Afrim Dedej administrator i njesisë Dushk ka akuzuar ne deklarimet e tij në emisionin Udhëkryq të gazetarit Shkëlqim Bylykbashi, pergjegjësin e Hidrovoit Bicukas për mosvënien në funksion të pompave të hidrovorit ose punimin e tyre me kapacitet minimal apo me orë të reduktuara, cka ka sjellë përmbytjen e 150 ha tokë të fermerëve të Dushkut por edhe të qindra ha të tjerë të Tërbufit apo Grabianit e Plukut. Z. Dedej kërkon nga drejtuesit e Hidrovorëve të vënë në kapacitet të plotë pompat në ato orë që ka reshje pasi mbytja e tokave nga uji mbi 72 orë dëmton rëndë kulturat e mbjella dhe për pasojë dëmtim e dobësim të fermerëve. Duhet patjetër të jenë më të përgjegjshëm pasi në ditët në vijim do të kemi reshje më të shumta dhe përsëritja e këtyre situatave do te cojë në dëmtim të gjithë prodhimit dhe ne do të kërkojmë marrjen a masave urgjente deri në ndjekje penale për persëritësit e një faji të pandëshkuar.