Reklame:

Hidrovori punon me kapacitet të plotë dhe kuota – 90!

Interesimit të agronews.al për situatën në hidrovorin e Biçukasit ju përgjigj menjëherë edhe dr i Bordit të Kullimit Lushnjë Ledio Gjyla. Në prononcimin e tij Gjyla thekson se hidrovori ka punuar me kapacitet të plotë dhe kjo është lehtësisht e verifikueshme pasi sitemi i pompave me hidrometër e tabelë treguese elektronike si dhe libri i punës që turnet lënë pasi ndërrohen nuk lë hapësira për abuzim. Sipas zotit Gjyla prej 5 vitesh në krye të bordit të kullimit në zonën e quajtur Uji i Ëmbël ka një disnivel të theksuar afro 1,5 m nën nivelin e detit dhe duke qënë pika më e ulët e gjithe tokave të Tërbufit uji në këtë pjesë largohet i fundit nga tokat. Po e njëjta situatë ndodh edhe në muajt e verës kur lëshohet uji i Thanës dhe mbushen kanalet kullues për tja lehtësuar vaditjen fermerëve të cilët kanë nevojë për të vaditur tokat e tyre gjatë sezonit të nxehtë të verës me sistem pompimi.Hidrovori punon me kapacitet të plotë dhe kuota – 90 Hidrovori punon me kapacitet të plotë dhe kuota – 90