Megjithëse më e rrallë se këpusha e zakonshme, merimangat e ciklaminit mund të shkaktojnë probleme të rëndësishme në luleshtrydhe. Meqenëse rriten mirë në lagështi, ato janë kryesisht dëmtues të serrave. Megjithatë mund të gjenden dhe në fushë, zakonisht në materialin e infektuar nga fidanishtet. I gjithë cikli i jetës është më pak se 3 javë, kështu që kur popullatat zënë vend mund të rriten me shpejtësi.
Dëmtimi
Gjethet duken të vogla dhe të rrudhura, lulet vyshken dhe frutat tkurren duke lënë farat e dala. Kur këto shenja shfaqen do të jetë shumë vonë për të kufizuar dëmin, prandaj merimangat e ciklaminit duhet të menaxhohen duke i kushtuar rëndësi parandalimit të tyre. Trajtimet duhet të bëhen kur 1 në 10 gjethe tregon përhapje të merimangës.
Masat në kuadrin e praktikave të mira bujqësore dhe menaxhimit të integruar të dëmtuesve
Përdor fidanë të certifikuara pa merimanga.
Përdor dendësinë 6-7 bimë për metër katror.
Mbaj parasysh që ftohja para mbjelljes (vernalizimi) nxit drejtpërdrejt fuqinë e bimës.
Përdor këpusha grabitqare që mund të pakësojnë popullatat e këpushave pa përdorimin pesticideve.
Trajto bimët e ftohura nga fidanishtja (-2°C) për 7 minuta në banjë me ujë të ngrohtë (49°C), hiq dheun, pastaj zhyt bimët në ujë të ftohtë para mbjelljes • Lufto barërat e këqija në fushë dhe rreth saj.
Mbrojtja kimike (kur është e domosdoshme)
Përdor spërkatjet natyrore me rozmarinë; vajrat minerale janë të pranueshme për luleshtrydhet e certifikuara nga ana organike.
Mos spërkat në mënyrë të panevojshme; trajto vetëm pjesët e prekura të parcelës.
Kryej rotacion të pesticideve që përmbajnë Abamectin, Bifenazate, Fenpyroximate, Hexythiazox, ose Spirodiclofen.
Shembuj të pesticideve janë dhënë më poshtë.
Lexo me kujdes etiketën e pesticidit para përdorimit!