Agronews eshte nje emision i cili ka ne fokus problemet me te mprehta qe kane te bejne kryesisht me bujqesine, por qe perfshijne edhe sektore te tjere si blegtoria, agroperpunimi apo agroturizmi.
Bashkepunimi i portalit Agronews.al me radio Lushnjen ka per qellim rritjen e nivelit te informimit te degjuesve dhe lexuesve por nga ana tjeter paralel me te vjen edhe edukimi i fermereve per rritjen e standarteve dhe permiresimin e cilesise se sherbimit si kusht per integrimin e vendit ne Bashkimin Europian. Agroturizmi eshte nje mundesi mjaft e mire per kushtet e vendit tone dhe aq me shume per disa zona ku mundesite e aplikimit te ketij sherbimi jane prezente, por duhen orientuar drejt kerkeses se tregut dhe turisteve qe e aplikojne dhe pelqejne kete lloj sherbimi.
Ne listen e 100 fshatrave qe qeveria ka vendosur te investoje ne agroturizem eshte edhe Krutja, si nje nga fshatrat me mundesi reale dhe atraksion turistik e gjukuar nga specialistet e sektorit ne ministrine e linjes. Cilido do ta kerkonte me ngulm dhe do ta mirepriste me shume kenaqesi nje gje te tille e te kesh vemendjen e qeverise te shoqeruar edhe me fonde, eshte nje bonus i madh. Pushtetit lokal, pra njesise vendore i mbetet vetem te kordinoje dhe krijoje kushtet e duhura per ta perkthyer investimin e qeverise ne punesim, konsum te produktit vendas dhe turiste qe lene nga pas nje sasi te hollash e keshtu cikli mbyllet per te rinisur serish me grupet e tjere. Nese turistet shtohen, je ne rruge tem bare, ne te kundert dicka nuk funksionon ne gjithe zinxhirin e sistemit te ngritur.
Agim Qose administrator i Krutjes shprehet i vendosur se Krutja i ka te gjitha potencialet njerezore si dhe asetet ndihmese ku ka parasysh banoret e zones dhe deshiren e tyre te mire si njerez te punes dhe qe vleresojne e perqafojne cdo nisem me interes ekonomik e social. Kete e perforcon edhe fakti qe ne kete periudhe ka filluar Unaza Bujqesore e Myzeqese e cila do ta permiresoje shume infrastrukturen rrugore qe lidh Krutjen me tre njesite fqinje Bubullimen, Allkaj dhe Lushnjen. Pergatitja e banoreve qe kane kapacitete pritese dhe plotesojne disa nga kushtet per te ofruar Agroturizem, do ti qartesoje ata per me tej dhe plotesimin e gjithe kritereve qe kerkon ky sherbim i ri dhe mjaft efektiv per zonat rurale. Z. Qose ftoj te gjithe banoret e zones qe administron per te qene bashkepunues ne krijimin e nje ambjenti sa me mikprites si ne aspektin mjedisor, kulturor po ashtu edhe ate te estetikes jo vetem ne banesat dhe pronat e tyre private, por edhe ne ambjentet publike si rruge, trotuare, kanale e cdo ambjent ku pamja ka neveoje te ndryshohet pozitivisht. Tradita e trasheguar ne punimin e zejeve, kostumeve popullore te treves dhe mikpritja e zones nderthurur me objektet e kultit dhe ato me vlera muzeale jane nje axhende shume e mire qe se bashku me elementet e nje jete te perditeshme fshati, e bejne interesante per cdo turist vendas apo te huaj. Projekti tashme ka nisur se bashku me investimet madhore. Koha dhe angazhimi do te tregojne sa do te lulezoje e perqafohet nga banoret e Krutjes e me gjere.
Agronews.al