Reklame:

TVSH-ja – Indiferenca e qeverise irriton fermeret e Lushnjes, derdhin qumeshtin ne rruge

Për vitin 2019 qeveria ndryshoi skemen e rimbursimit te TVSH-së për fermerët. Kjo ka krijuar një situatë të tillë që industria përpunuese i shet produktet me taksë 20% dhe nga ana tjetër të rimbursohet për blerjet e bëra nga fermerët me 6%. Pjesa tjetër e taksës iu transferohet si kosto.

Fermeret e rrethit te Lushnjes dolën dhe bllokuan për disa minuta kryqezimin e Savrës në hyrje te qytetit duke derdhur ne mënyrë simbolike në rrugë fuçit me qumesht.

Ata u shprehen të indinjuar nga harresa dhe arroganca e qeverisë.

Sipas fermeve, qeveria i ka braktisur dhe kjo shihet tek vështirësite e përditshme që ata kanë sidomos në shitjen e produkteve, e mënyrë të veçante tek çmimi i qumeshtit që është 30-45 leke të reja për liter.

 

https://www.facebook.com/AlbanianFoodIndustry/videos/2120690374652581/