Me një vendim të paqartë dhe aspak etik BKT në Shqipëri krejt papritur si një rrufe ne qiell të hapur u ka kërkuar të gjithe klientëve të saj nga Kosova por që kryejnë aktivitet në Shqipëri një listë të gjatë dokumentash shtesë, si asnjëherë më parë. Kjo u ka ndodhur të gjithë klientëve me shtetësi Kosovare kur kanë shkuar të kryejnë veprime ashtu sikurse kanë bërë prej 10 e më shumë vitesh. BKT këtë radhë u ka kërkuar lejen e qëndrimit, kontratën e qerasë ku banojnë apo kryejnë aktivitetin e tyre gjë të cilën nuk e kërkon asnjë nga bankat e nivelit të dytë në Shqipëri. Këto dokumente kërkohen në rastet kur personi apo subjekti kërkon të marë kredi por jo thjesht për të mbajtur llogaritë apo për të mbajtur paratë në bankë dhe nga kjo më e fituar është banka se sa individi apo subjekti. Duket se fitimi i madh i realizuar nga bankat e nivelit të dytë gjate vitit 2018 ka sjellë edhe seleksionimin e kërkesave të saj për klientë ose për të mos shkuar më thellë që BKT si bankë me aksioner Turq të ketë ndonjë udhëzim nga qeveria apo agjensi të ndryshme në Turqi për të bërë këtë veprim me shtasit Kosovarë. Kjo nuk ka sit të shpjegohet ndryshe përderisa bankat e tjera nuk e kanë aplikuar një gjë të tillë.